Tek Vllaznia është periudhë seleksionimesh dhe një nga futbollistët që duket se nuk është në planet e trajnerit Lika është edhe mesfushori Denis Dyca.
I formuar te Vllaznia, ai nuk do të japë kontributin e tij te skuadra e qytetit të tij.Ai e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në “Instagram”.
“Per sezonin e ri qe starton Kategoria Pare 2018/19 nuk do jem me pjese e Klubit Futbollit Vllaznia per shume arsye qe po ndikojne ne atmosferen brenda klubit.
Do falenderoj ato qe me kane mbeshtetur si tek ekipi i pare ashtu dhe tek ekipi B. Kam kaluar shume vite te bukra duke lujtuar per ngjyrat e qytetit tim.Suksese emrit Vllazni dhe ngjyrave kuq e blu”-shkruan ai.
Arsyet pse largohet nuk i zbulon, por lë për të kuptuar se diçka nuk shkon. 22-vjeçari vjet e nisi kampionatin me Kastriotin në Kategorinë e Parë, ku spikati me 4 gola në 11 takime.
Dyca ka patur një kontratë me klubin shkodran dhe tashmë duhet parë nëse ajo është ndërprerë zyrtarisht apo jo. Gjithsesi, lojtari duket se është në ikje.