NJË ARTIKULL MBI AHMET ZOGUN: MBRETI QË ARRITI T’U MBIJETONTE 55 ATENTATEVE?

Autorja Annalisa Lo Monaco ka publikuar një artikull në Vanilla Magazine ku ndër të tjera flet edhe për “sundimtarin më pak të njohur europian të shekullit XX por me siguri më ekstravagantin”.

Është fjala për Ahmet Zogun (1895-1961).

“Zogu I e kishte shpallur veten mbret të shqiptarëve në vitin 1928 dhe ishte sundimtari i vetëm i besimit mysliman në Europë. Quhej Ahmet Myftar Bej Zogolli, ishte i biri i një pashai, një udhëheqësi fisnor që dominonte feudin e Matit. Në vitin 1912, Shqipëria u bë shtet i pavarur, edhe pse nën ndikimin e Habsburgëve, dhe i riu Zogolli nisi një karrierë politike, me një ngjitje të shpejtë në pushtet pas vitit 1920, kur Lufta e Parë Botërore kishte ndryshuar strukturën e e Europës” – shkruan autorja, cituar nga DITA.

Ajo jep dhe një numër interesant të atentateve ndaj tij.

“Zogu I, që nuk u konsiderua kurrë si një sovran “i vërtetë” nga monarkët e tjerë europianë, gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, shënoi mori një rekord të paarritshëm:i mbijetoi 55 atentateve që synonin t’i merrnin jetën. Zogu I rrallë shfaqej në publik, i rrethuar gjithnjë nga rojet e tij besnikë, të cilët ishin nga fisi i tij, dhe për të njëjtën arsye, nëna e tij sj ishte në krye të mbikëqyrjes së kuzhinës mbretërore, për të parandaluar çdo përpjekje për helmimin e të birit” – shkruan Annalisa Lo Monaco.

Artikulli veçon atentatin ndaj tij para se të bëhej mbret më 23 shkurt 1924, ndërsa Zogu ndodhej në Parlament.

“Beqir Valteri qëlloi dy herë mbi të, në njërën dorë dhe në shpatull, por mbreti i ardhshëm u ul gjithsesi në tryezën e tij, duke thënë:”Gjëra të tilla ndodhin shpesh – ne nuk mund të themi se kur apo ku – prandaj ta marrim këtë çështje me qetësi”. Edhe pse atentatori u “fal”, porositësi i supozuar, opozitari Avni Rustemi, u vra disa muaj më vonë. Një ngjarje që flet shumë për karakterin e Zogut” – shkruhet në artikull.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME