Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar stërvitjen e pare ne prag te dy sfidave te ligës se kombeve kundër Izraelit dhe Skocisë.
Stërvitja e Panuccit nen urdhrat e te cilit kane qene 25 futbolliste u karakterizua nga ushtrime atletike.
E vetmja mungese ishte Elseid Hysa i cili mbërriti dje ne mbrëmje. Sigurisht vëmendja me e madhe e italianit ne këto moment është forma fizike e lojtareve.
Numri një i pankinës shqiptare u ka bere te qartë lojtareve se këto janë dy ndeshje shume te rëndësishme dhe secili duhet te japi maksimumin.
Ne stërvitjen e pare e cila u karakterizua nga vrapime te lehta, ç’tensionime muskujsh dhe kërcime, tekniku kërkoi te përgatisë skuadrën dhe ne lojën ne kuadrat por edhe ne goditjet standarde.
Prapavija me te gjitha gjasat do ti besohet katër lojtareve me më eksperience si Mavraj, Gjimshiti dhe Agolli e Hysaj nga krahët te cilët priten te bllokojnë sulmet e kundërshtareve.
Këta lojtare priten te kenë shume pune pasi si Izraeli ashtu dhe Skocia njihen për lojën ne ajër, një pike shume e forte e këtyre kombëtareve.
Nen tensionin e dështimit ne miqësore por edhe një presion te mundshëm nga ana e drejtuesve te federatës për te sjelle rezultateve pozitive, tekniku Panucci duket se ka vendosur edhe rregulla te reja ne skuadër.
Tashme te paktën edhe nga stërvitja e pare batutat e lojtareve ja kishin lënë vendin seriozitetit te Panuccit i cili te njëjtën gjë kërkon edhe nga futbollistet dhe përqendrimin vetëm te puna.