Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndihmuar një 75 vjeçar të vetmuar për të kryer një ndërhyrje në sy. Operacioni është kryer me sukses në QSUT dhe Eqerem Piranaj gëzon shëndet të mirë.
Gjatë vizitës në Shkodër ku ministrja shpërndau disa karroca për personat me aftësi të kufizuara, 75-vjeçari kërkoi ndihmë për të kryer një ndërhyrje në sy, dhe ministrja u kujdes personalisht që z. Piranaj të kryente këtë ndërhyrje.
Ja statusi i plotë i ministres:
E takova 1 muaj më parë në #Shkodër kur i dorëzova personalisht karrigen me rrota të punuar enkas për të, duke rifituar lirinë e lëvizjes, për t’ja dalë vetë në përditshmëri.
Gjysh Eqeremi është një i moshuar i vetmuar për të cilin shërbimi social #Shkodër është kujdesur posaçërisht.
Por dëshira e tij më e madhe ishte t’i rikthehej shikimi që po i zbehej ditë pas dite.
Sot, gjysh Eqeremit i është kthyer shikimi plotësisht pas ndërhyrjes së suksesshme që kryen mjekët e #Okulistikës në #QSUT.