Ju ka ndodhur që të kujdeseni vazhdimisht që të mos mbeteni shtatzanë, dhe në momentin kur dëshironi të bëheni nënë të mos mundni?
Sot do t’ju sjellim disa këshilla mjaft të vlefshme që i duhen çdo femre që po përpiqet të bëhet nënë. “Women’shealthmagazine” shkruan se duhet të bëheni më të ndërgjegjshmë për mënyrën se si ushqeheni, apo për ilaçet që përdorni.
1. Mbaj shënim datat e ciklit menstrual
Duke monitoruar ciklin menstrual do të kuptoni se kur është periudha e ovulimit në mënyrë që të tentoni më tepër në ato ditë. Veza e një femre është fertile vetëm për 12-24 orë pas lëshimit të saj ndërkohë që sperma e një mashkulli mund të rrijë në trupin e një femre deri në 6 ditë. Ka dhe disa aplikacione mjaft të thjeshta që duke regjistruar periodat të tregojnë dhe kalendarin e posaçëm për ju me ditët e fertilitetit.
2.Gjatë periudhës së fertilizimit kryeni marrëdhënie sekuale një ditë po një ditë jo
“Dritarja e fertilitetit’’ zgjat për një periudhë 6 ditore, pese ditë përpara ovulimit dhe ditën e ovulimit. Këto janë ditët që një femër është më shumë pjellore.
3. Kontrolloni peshën
Të jeni mbipeshë redukton ndjeshëm probabilitetin e të ngelurit shtatzanë por e njëjta gjë mund të thuhet nëse jeni tepër të dobët. Kështu që qëndroni pak a shumë në një peshë mesatare.
4.Ushqehu shëndetshëm
Filloni të ushqeheni me variacione të ushqimeve të shëndetshme e ndihmon femrën të përgatis trupin për një shtatzani duke i dhënë asaj kalcium, proteina dhe hekur. Kjo do të thotë të konsumoni fruta dhe perime, proteina, drithra, dhe bulmet.
5.Kujdes me ushtrimet e sforcuara
Të jesh fizikisht aktive në shumicën e ditëve të javës e ndihmon trupin e një femre për kërkesat e vështira të shtatzanisë dhe lindjes. Por teprim në ushtrime apo sfrocime ndikon në ovulim.
6. Lini duhanin dhe alkolin
Pirja e duhanit mund të shkaktojë probleme në fertilitet si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Pirja e duhuanit i vjetërson vezoret e një femre dhe ndikon në sasinë e tyre. Gjithashtu është me e sigurt për një femër t’i qëndrojë larg alkoolit gjatë periudhës që po tenton për të ngelur shtatzënë.
7. Mbi të gjitha ki parasysh: Kërko ndihmë
Si meshkujt dhe femrat duhet të konsiderojnë të bëjnë një analizë fertiliteti nëse gruaja është 35vjeç osë më shumë e nuk ka ngelur shtatzënë pas 6 muajve që po tenton. Gjithashtu rekomandohet që të lini takim me një specialist nëse jeni nën moshën 35vjeç dhe keni 1vit që tentoni për një shtatzëni.