AHMETAJ: NGA 1 JANARI NUK DO TË KETË MË KAZINO NË QYTET

Nga data 1 janar e vitit 2019 nëpër qytete nuk do të ketë më kazino elektronike. Këtë gjë e ka bërë të ditur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj: 1 janari 2019, dua ta deklaroj për qytetarët sepse deputetët e dinë, nuk do të ketë shtyrje të ligjit sa i përket largimit të kazinove elektronike nga qytetet.

Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike, do të largohen nga qyteti dhe këtë vendime ka marrë kjo mazhorancë, e ka marrë mazhoranca e PS, qeveria e PS.

Në 1 janar dua ta ndaj me qytetarët, dua ta ndaj me kompanitë, dua ta ndaj dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara.

E dyta, në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME