Ditët e fundit, drejtuesit e KF Vllaznia kanë firmosur tre kontrata të tjera me futbollistët e Akademisë.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Brendon Smajli e Serjan Repaj si dhe mesfushorin Emrah Fikaj.
Ata kanë qenë sezonin e kaluar pjesë e ekipit U-19 ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre dhe për këtë arsye, drejtuesit kanë menduar që me to të firmosin kontrata afatgjata.
Repaj do të vazhdojë të luajë me ekipin e të rinjve sepse e ka moshen per kete gje, Smajli ndërkohë është në dispozicion të trajnerit Lika me ekipin e parë ndërsa Fikaj për momentin është duke u stërvitur me ekipin B.
Të tre këta elementë konsiderohen të perspektivës ashtu siç janë edhe Palushani, Lekaj e Shimaj që kanë firmosur edhe ato me parë me klubin./vllaznia.al/