Njihuni me mënyrën më të re për të trajtuar varësinë ndaj duhanit

Hulumtimet e reja kanë identifikuar një mekanizëm kyç që tregon se si ushtrimet fizike mund ta ndihmojnë trurin në mënyra të caktuara përmes së cilave lehtësohet varësia nga substancat e caktuara, siç është duhani.

Shkencëtarët britanikë edhe më parë kanë konstatuar se vetëm pesë minuta ecje mund t’i lehtësojë simptomat që shkaktohen nga lënia e duhanit.

Ata besojnë se ushtrimet fizike ndihmojnë në lirimin e dopaminës (hormon i disponimit të mirë) dhe rrjedhimisht zvogëlohet dëshira për nikotinë. Ndër tjerash, furnizimi konstant me dopaminë ka edhe përfitime tjera marramendëse: e përmirëson kujtesën, e lufton depresionin, shkakton humbjen e peshës dhe ndihmon në shmangien e sëmundjes së Parkinsonit.

Ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike, të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe qarkullimin e oksigjenit përmes gjakut. Sipas tyre, ky lloj i ushtrimeve fizike ndërlidhet me zvogëlimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe artritin.

Ndër tjerash, ushtrimet aerobike e zvogëlojnë edhe stresin, ankthin dhe e luftojnë depresionin.

Pra, thënë më thjesht, ushtrimet fizike përveç se iu ndihmojnë të jeni të shëndetshëm fizikisht e mendërisht dhe të keni një trup seksi, gjithashtu ju ndihmojnë edhe t’i lini anash shprehitë e këqija si duhani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME