Përveç shumë çështjeve të tjera, në emisionin “Open”, Edi Rama foli edhe për kohën se kur ai do të largohet nga politika.
Kryeministri ishte duke folur për Sali Berishën kur u pyet dhe menjëherë u shpreh se nuk ka ndërmend të qëndrojë deri në moshën e “doktorit”.
“Nuk do të katandisem kështu si “doktori” 80 vjeç dhe të përgojojë dynjanë. Unë nuk e lejoj veten të përfundoj si ai.
Me siguri do të largohem shumë më përpara se të vijë dita që së largu të mund të mendohet se do të bëhem si puna e
Berishës dhe sinqerisht më vjen keq për të”, tha Rama.
Top Channel