“ Edhe nënat tona Epirote kështu e benin kulaçin por e quanim “bugaca”?! .Me pirun i benin ato shkallezime na prisnin një copë dhe pak djath dhe me vrap se na priste topi dhe shokët” , shkruante miku Aleko Kocifa
Në bugaca e gjeta një ndryshim me emrin pogaça. E fillova analizën për një fjalë të vjetër, shumë të vjetër pellazge-ilire dhe e kam arsyen e plotë .
Duke kërkuar nëpër gjuhët e huaja e gjeta këtë :’ “The word pogača, a Serbian bread, comes from the latin focaccia, a flat bread. It came into Serbian as early as in the Middle Ages.” – Fjala pogaça thonë serbët , flitet për bukën serbe që emri i rrjedhë nga italishtja “ focaccia “ dhe se kjy lloj i bukës erdhi tek serbët në Mesjetë .”
Shikoni edhe këtë fjali , serbet padashtas rrëshqain në gënjeshtrën e ture : “ Pogača also had a ritual meaning. Serbs used to invite guests to a wedding with bread and brandy (or wine) in a wooden canteen (buklija).” Pra, serbët e paskan pogaçen edhe si ritual të mikëprtjes: kur vjen mysafiri në dasëm- martesë iu ofrohet vëra ose rakija dhe pogaça e pjekur në enën “ buklija” . BUKLIJA- e lexuat mire , enë aty ku piqet buka. Pra, fjalë e gjetur tek autotoktonët dhe e për vetësuar.
E thash me vete, kur romakët na erdhen këndej pari me latinishten e tyre ( gjuhë artifiaciale ) e gjetën buk`gacen , bukë e cila gatuhej dhe piqej me mijëra vjet para ardhjes së tyre. Ose t`a them ndryshe: edhe të parët e romakëve që ishim vetë ne , e quanin buk`gacë sepse piqej në të nxhetin e gacave dhe hirit , por duhej ndërruar dhe të latinsohej çdo fjalë e të parëve të tyre.
Shkojmë tek grekët, ja e jo evërteta e tyre. Edhe e ata e quajnë “μπουγάτσα” – pra buk`gaca , që greqishten e sotme nuk ka përkthim përveq se është një fjalë shqipe nga :Buka (μπου ) dhe gaca (γάτσα) . Si zakonishte edhe grekët në këtë punë janë shumë të pafytyrë dhe ja se çka shkruajnë:
“The name comes from the Byzantine Greek πογάτσα, from the ancient Roman panis focacius; c.f. Italian focaccia, Turkish poğaça, etc.[1] “ – –
“Emri sipas tyre rrjedhë nga gjuha byzantine-greke πογάτσα (pugaca), nga romakët e vjetër panis focacius , nga italishtja focaccia, nga turqishtja poğaça, dhe në asnjë mënyrë të shkruhet e vërteta, Flisni të vërtetën or të humbur në rrenat e juaja !
Grekët e vazhdojnë rrenen e tyre :” Bugaca është me origjinë nga Serresi, dhe emigrantët e sollen nga Konstantinopoli…Bugaca është e kërkuar edhe në Selanik, në Maqedoninë Qendrore ( në veri të Greqisë, në Veria dhe Halkidiki, në Kania dhe në ishullin e Kretës: .
“Bougatsa is said to originate in the city of Serres, an art of pastry brought with the immigrants from Constantinople and is most popular in Thessaloniki, in the Central Macedonia region of Northern Greece. Bougatsa is also popular in Veria and Halkidiki (also in northern Greece) and Chania and Iraklion in the island of Crete.”)
Të spjegoj edhe këte që fjala “ bukë” është e vjetër sa vet ne , Po gaca ?
GACË f. 1. Dru i ndezur, copë prushi. E ndezi (e dogji) me gacë. Shkëlqen si gacë. 2. Shkëndijë, xixë. Stralli lëshon gaca. 4. përd. mb. fig. Që shndrit a duket sikur lëshon xixa, i ndezur, i zjarrtë, plot guxim e zgjuarsi. I ka sytë gacë. 5.U bë gacë u skuq në fytyrë, u bë prush në fytyrë. Gacë e mbuluar (thëngjill i mbuluar) keq. shih te MBULUAR (i, e).
Do mbetesha shumë i pa qartë nëse nuk do e spjegoja , përkundër historianëve të Shqiperisë dhe Kosovës që të mos përmenden pellazgët, se të parët tanë iliro-pellazgët e njihshin kulturën e drithërave dhe gatimin e bukës më së paku 8 mijë vjet para Kr.
Shënimet për këte gjeni në literaturen serbe (http://www.catyline.com/vincanska-civilizacija-vinca-culture/ ). Edhe pse ata mundohen të vjedhin jo pak nga historia e lashtë, prapë se prapë nuk kanë se ku të shkojnë përtej kufinjeve të gënjeshtres. Ne, në anët tona jemi shumë largë me studime për lashtësinë.
Sa i përket lashtësisë së cultures së dritherave , iukisha rekomanduar ta lexoni librin nga Domenico Raso,” La Cerealecoltura nella Calabria Pellasgica” ( VIII-II milleniio a.C. ) E kuptuat ?
Fahri Xharra , 17.09.18 Gjakovë