Shtatë efektet e errëta që pagjumësia i shkakton në trup

Të gjithë njerëzit kanë probleme me gjumë në ndonjë fazë të jetës së tyre dhe ka shumë faktorë të cilët mund ta shkaktojnë këtë fenomen, por për të cilët nuk jemi të vetëdijshëm.

P.sh., stresi, ankthi, kequshqyerja, etj. mund t’ju parandalojnë ta përmbushni sasinë e rekomanduar të gjumit për të cilën ka nevojë trupi, transmeton Telegrafi.

Mbi 60 milionë njerëz në botë vuajnë nga pagjumësia çdo vit dhe zgjohen në mëngjes duke u ndjerë të lodhur dhe të palumtur.

 

Por, cilat janë efektet anësore të këtij fenomeni?
1: Mungesa e gjumit shkakton aksidente

 

 

Mungesa e gjumit është rrezik i madh i sigurisë publike, e veçanërisht në rrugë. Lodhja mund t’jua ngadalësojë kohën e reagimit deri në atë nivel sikurse të jeni të dehur.

Sipas ekspertëve, përgjumja është përgjegjëse për rreth 100,000 aksidente rrugore dhe 7,00 vdekje vetëm në ShBA.
2: E ngadalëson procesin kognitiv

 

Gjumi luan një rol të rëndësishëm kur është fjala për mendimin, procesimin dhe mësimin. Lodhja mund t’i ngadalësojë dukshëm këto procese.

 

Veç kësaj, lodhja mund ta çrregullojë përqendrimin, vëmendjen, arsyen dhe procesin e zgjidhjes së problemeve – rrjedhimisht e parandalon trurin ta arrijë kapacitetin e plotë dhe shkakton vështirësi në shkollë dhe punë.
3: Shkakton probleme serioze shëndetësore

Sipas një studimi të fundit, 90% e njerëzve që vuajnë nga pagjumësia do ta kenë njërën prej problemeve të mëposhtme shëndetësore:

– Diabet
– Rrahje të parregullta të zemrës
– Shtypje të lartë
– Sëmundje të zemrës
– Sulm të trurit
4: Probleme të shëndetit mendor

 

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë simptoma të depresionit. Një studim ka zbuluar se ata që bëjnë më pak se gjashtë orë gjumë brenda një nate janë më të prirë të diagnostikohen me depresion dhe ankth. Veç kësaj, po të njëjtit shkencëtarë kanë thënë se personat që vuajnë nga pagjumësia janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë simptoma depresioni. /Telegrafi/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME