Vllaznia në boks synon që të fitojë titullin e 22-të kampion. Javën e ardhshme do të zhvillohet kampionati kombëtar i boksit dhe kuqeblutë do të tentojnë të jenë ekipi kampion.
Trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni tregon se këtë herë rivaliteti është më i madh. Trajneri Gjoni tregon pretendimet sa i përket ndeshjeve finale të kampionatit kombëtar të boksit.
Pavarësisht pretendimeve tekniku i Vllaznisë në boks e di se kësaj radhe sigurimi i titullit kampion do jetë i vështirë.
Vllaznia është absolute prej shumë vitesh në sportin e boksit dhe ka më shumë se çdo ekip tjetër tituj kampion, trofe të cilin synon ta ketë edhe këtë vit.