Foto- Arkiv: Ardit Krymi, mesfushori që spikati herët tek Vllaznia

Ka qenë viti 2014 kur ish- trajneri i Vllaznisë në atë kohë, italiani Baldo Ranieri, i çuditi të gjithë me një zgjedhje që bëri për formacionin.

Mori nga ekipi U-19 mesfushorin Ardit Krymi, në atë kohë vetëm 18 vjeç dhe e vendosi
menjëherë në formacion.

Që atë ditë dhe deri më sot, ky lojtar nuk ka lëvizur asnjëherë prej aty duke qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Vllaznisë.

Ka nisur sezonin e pestë me kuqeblutë dhe duket se “ka një jetë të tërë” që luan aty. Të mos harrojmë se është vetëm 22 vjeç dhe njëkohësisht është edhe zëvendëskapiten i ekipit.

Por për Krymin kjo nuk është rastësi. Që kur ka qenë tek ekipi U-17 i Akademisë Vllaznia ai është shquar për personalitetin e shfaqur në fushë dhe jo më kot, trajnerët e kanë përzgjedhur si kapiten.

Nga arkiva e “Shkodra Sport” nxorrëm këto foto që i përkasin vitit 2011, gjatë një ndeshje të Akademisë Vllaznia në fushën sportive “Reshit Rusi”.

© shkodrasport.com

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME