Gegerishtja, një vlerë e re që duhet rinjohur nga shqiptarët

Në vitin 1972 kur në Tiranë bëhej një Kongres shumë i veçantë për atë kohë, pse jo dhe për vitet që do të vinin më pas, si ai i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, unë kisha nisur që të ligjëroja tek nxënësit e mi mësimin e gjuhës amtare. Vija nga krahina e Çamërisë që në një shekull e kishte

(dhe e ke ka “Mollë të ndalueme) shqipen e shkruar, por dhe të folur. Me shpejtësi në shkollat tona nisën të vinin njëri pas tjertrit udhëzime, broshura, fjalorë. Gazetat nisën ta quanin një sukses të jashtëzakonshëm më shumë edhe politik.

Nisën të bëheshin mbledhje të pafundme për të realizuar në praktikë atë që thuhej në Kongresin e madh të Tiranës. Orë të tëra mbledhjesh pas zileve të mësimit ndiqnin njëra-tjetrën.

Në atë Kongres kishte dhe disa nga mësuesët tanë të shkollës pedagogjike “Luigj Gurakuqi” (edhe i nga Veriu, nga Shkodra, që më vonë do të krjijonte një Shkollë të gegërishtes dhe do të bëhej qendra e lëvrimit të këtij dialekti)

ose Normalja, ose si i thonim ne dhe paraardhësit tanë para disa vitesh se të bëheshin pjesë e shkollës e klasave e traditës.

Mbaj mend se në ato vite duke lexuar gati dorë më dorë me ato pak kopje që kishte shkolla të librit

“Gjahu i malësorëve” shihnim një mrekulli të të madhit Kostandin Kristoforidhi që quhej ndryshe BABAI i GJUHËS SHQIPE. Libri nuk kishte shumë fletë dhe sot më kujtohet edhe ngjyra e tij pak e verdhëme, po na dukej i madh.

Rinia jonë edhe pse nuk e thoshte politika, e ndjente një lloj gardhi që kishte kombi dhe sikur ai bashkonte të dy pjesët e kombit në një me anën e gjuhës, ku futej me dinijtet edhe gegërishtja

Edhe pse ishte me origjinë nga Elbasani, ai kishte aq i kulturuar aq inteligjent dhe me aq atdhedashje sa të bënte këtë libër jo vetëm me mesazhin e bashkimit, por dhe të pasurisë së gjuhës shqipe, si i themi ne “pa hile” ose evropiance “pa doreza”

Deri në atë kohë në duart tona si mësues të nxënësve të atyre shkollave të pakta të mesme qarkullonin libra letrarë të autorëve të dialektit gegërishte si: Migjeni, Mjeda, Shiroka, Hilë Mosi, Prendushi e më vonë të Fishës.

Pos Esat Mekulit e ndonjë autori tjetër nga Kosova, pak autorë vinin në duart tona pë t;ë parë ata jo vetëm si pasuri estetike, artistike, por dhe gjuhësore. Gegërishtja si një “nuse : e bukur, po fshihej në sytë tanë dhimbshën, egër, pa mundur që as ta njhinim dhe as ta mbronim atë ashtu si ishte, e bukur ambëltore, këngëllore.

Kishim lexuar për disatën herë se Fjalori i parë i gjuhës shqipe ishte shkruar gegërisht. Kishim njohur një nga një autorët e shekullit XV dhe XVIII që bashkë me gjurmët letrare punuan edhe për përhapjen e gegërishtes në të gjithë trojet e në Evropë.

Mbanim në dorë në atë kohë kur kishte nisur që të shpërthente përkthimi profesionist, veprat e Dante Aligierit nga pena e Pashkë Gjecit.

Që në atë kohë kish nisur i trumbetuar standartizimi i gjuhës shqipe duke lënë pas shumë vlera që kishte dhe ka gegërishtja në trungun e kulturës shqiptare në përgjithësi.

Le ta bëjmë një pyetje retorike: “Si veprojnë sot shumë kombe me një gjuhë më të pasur apo më të folur në Evropë e në botë para dialekteve? Natyrisht që i pranojnë ato sa më shpjet e sa më tolerueshëm.

“Standardizimi i gjuhës mendoj se qe pjesa e një politike të barazisë”- thotë Arshi Pipa për këtë fenomen.

–U revolucionarizua jeta e vendit në fusha krejt të ndryshme si: bujqësia e kultura ushtria e feja nomenklatura e partisë dhe letërsia në shkelje të plotë të parimit bazë marksist se ndryshimet superstrukturore vijnë pas atyre strukturore dhe se kanë prirje për të zgjatur.”

Ka një mendim paksa të përbashët se gegërishtja ka vdekur në lëmin e standartizimit të gjuhës shqipe. Nëse do ta quanim pak ekstrem këtë thënie, do ta thonim me plot gojë se ajo është goditur rëndë dhe po shihet edhe tash si “bijë e njerkës.”

Që prej gati 50 vitesh të gjithë vlerat që krijoi ajo që në Mesjetë në trojet shqiptare dhe në perëndim nuk janë dhënë për publikun e gjërë shqipdashës .

Në shkollat e Shqipërisë mungojnë në mënyrë masive tektste studimore të nivelit të shkollës parauniversitare që të tregojë vlerat e këtij dialekti kaq të pasur të gjuhës sonë amtare. Standartizimi i gjuhës është paksa një shtysë për të mohuar vlerat.

Ka në fakt në botimet shqiptare, në vitet 30-40 në Shqipëri pati një vërshim të madh të veprave kryesisht fetare por dhe ato publicistike që botoheshin në dy dialekte. Secili lexues e merrte libini dhe gjente veten.

Në vitet që vinin pas Luftës së Dytë Botërore që quhet ndryshe dhe periudha e komunizmit pas viti 1970 kemi vërshim të librave me diktatin toskë dhe as që mëdhen që të botoheshin vera me dialektin gegë në një kohë që centralizimi i jetës ekonomike kultuore dhe arsimore të vendit ishte i dukshëm në të gjithë drejtimet.

Sa bukur do të ishte që në emër dhe të larmisë së botimeve sot të kishim dhe botime elitare në dy dialektet qoftë në planin studimor qoftë dhe në planin krahasues në shkollat e mesme të përgjithshme ku njohuritë për dialektet janë shumë sipërfaqësore, gjysmake.

Në Konferencën III të Lidhjes së Shkrimtarëve Kostaq Cipo mban një referat per pastrimin e gjuhes shqipe duke i paraprirë ndoshta këtij vendimi. Gjithsesi Pipa na njofton se gegerishtja letrare u ngushtua vetem në sferën e letërsisë artistike që vazhdonte të lejohej ndërsa po humbëte terren.

Në një monografi që ka zënë vend në bibliotekën evropiane botuar me 1989 nga Columbia University Press Nju Jork. në shqip ky botim vjen pas 20 vjetësh duke na njohur me pjesën më të errët të historisë sonë gjuhësore nën diktaturë.

Janë botime shumë cilësore që edhe në të ardhmen do të kenë më shumë vlerë. Gjuha është pasuria më e madhe që mund të ketë një popull, një komb. Dasia që kemi ne që prej 100 vitesh nuk ka patur ndikime pozitive në jetën kulturore dhe sociale të asaj pjese që është në zonën e gegërishtes.

Tashmë është e njohur nga të gjithë se në shekujt e historisë njerëzore shpesh ka dalë në skenën e zhvillimeve dhe “gjuhët e vdekura” Një nga arsyet e kësaj “vdekjeje “ ose më zbutur e një lëngimi shpesh vjen dhe nga politika, e cila nuk ka gjetur instrumentet e duhura për ta mbajtur gjallë pasurinë e saj.

Janë me dhjetra libra studime, shkrime që e kanë nxjerë me argumenta pasurinë leksikore të gegërishtes.

Nëse sot ne kërkojmë që UNECO-ja ta vërë në listen e Pasurive më të mëdha të njerëzimit Eposin e Kreshnikëve, atëherë përnjëherë na shkon mendja se ai nuk mund të shprehej si kryevlerë kombëtare dhe ndërkombëtare nuk mund të rrinte në në këmbë deri në ditët tona pa gegërishten ëmbëltore.

Përdorimi i gegërishtes duhet të jetë më i mirë, më i ngrohtë me me dashuri, më me profesionalizëm. Kjo bëhet e domosdoshme sot kur globalizmi po na godet dhimbshëm dhe klithshëm jo vetëm në tribunat politike shpesh të detyruara, madje nuk na pranojnë pa para ta votime shpesh shohim dhe një “goditje “ të re që i bëhet gjuhës amtare.

Shihni një çast zyrat e shtetit edhe se trumbetohet fort për një gjuhë standarte Vëreni se sa gabime bëhen në shkresa të shumta zyrtare. Ne duhet që ta pranojmë dhe me forma të dukshme dhe ta nxisim gegërishten.

Mund të bëhen dhe emisione për vlerat e saj. Mund të organizoheshin ballafaqime dhe të thirren studiues të ndryshëm të fushës së gjuhësisë për të nxjerë vlerat. Mund të bëjmë më shumë botime për këtë fushë.

Edhe këtu Evropa na jep shembuj të mirë Në Norvegji është mendimi për të patur më shumë se një gjuhë letrare ashtu si ndihet në letërsinë greke në kulm të lulëzimit të saj. Të pasurisë dhe jo të mungesës. Tradita letrare e përbashkët gegë e toske ka nisur me tekstet më të hershme të shek. XVI me Buzukun e mbërrin deri në vitet 30.

Shembull është gazeta e Konicës “Albania” ku numrat e saj të parë përmbanin tekste edhe toskërisht edhe gegërisht. Nëse Kongresi i Manastirit arriti të njësonte alfabetin duhet të tërhiqet vëmendjen se problemi i një gjuhe të përbashkët letrare u la për më vonë për shkak të vështirësive në lidhje me ndryshimet e mëdha fonologjike midis dy dialekteve.

Faik Konica botuesi i “Albanias” 1898-1909 mw e mira gazetë e periudhës së para Pavarësisë i dha toskërishtes letrare një pamje të kultivuar dhe elegante. Ky ishte i pari e i fundit shkrimtar toskë me ndikim,

i cili u orvat seriozisht që ta takonte gegërishten në gjysëm të rrugës Konica kishte studiuar në kolegjin jezuit të Shkodrës duke futur tipare fono-morfologjike të gegërishtes sic është rasti i hundakes për zanoret hundore me/ ma u bë/ u ba.

Për një fare kohe Konica përqafoi shkrimin e shoqërisë Bashkimi të Shkodrës. Ndihmesa e tij më e madhe për afrimin e të dy dialekteve ishte heqja e e-ve fundore te fjalët tejfundore. Naim Frashëri shkruan: “Shqiptarët duhet të jenë vëllezër, por Konica shkruan:

“Shqiptarët duhet pra ai i shkruan këto fjalë, po në atë mënyrë që i shkruajnë sot të dyja palet si gegët si toskët duke hapur kështu një shteg për gjetjen e përdorimin e një forme të përbashkët të njërës nga format që përbënin dallimin madhor mes dialekteve.

Ai qe i pari që përqafoi formën gegë të mbaresës -ueshëm për mbiemrat foljore të potencialit i lakmueshem i arsyeshëm. Dhe në numrin e fundit të “Albanias” 12 1909, ai i dallon zanoret e gjata ose duke i dubluar ose duke u shtuar një e pas saj të re shtëpie.

Ai bile do me thënë e me raste përdor edhe paskajoren gege. Çudi e madhe. As që zihet me gojë Konica te Historia e Gjuhës Shqipe e Shaban Demirajt kapitulli i dytë i së cilës titullohet “Lëvrimi i shqipes gjatë shekullit XIX.

Pra Konica e kishte filluar botimin e “Albanias” qysh më 1897. Nuk është fjala për të bërë sërish një Kongres të dytë gjuhësor, por duhet gjetur mekanizmat që ajo,

gegërishtja me kaq vlerë, ajo këngëllorja të zërë vendin që i takon në universin e njërës prej gjuhëve më të lashta të kontinentit.

Nga Namik Selmani, shkrimtar Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME