Ka shënuar në minutën e 52-të golin e parë të ndeshjes Vllaznia- Dinamo duke I hapur kështu rrugë suksesit të kuqebluve.
Alsid Tafili në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se rëndësi mbi të gjitha ka fakti që edhe kjo ndeshje u fitua dhe padiskutim që ai është I kënaqur për kontributin e dhënë në arritjen e kesaj fitoreje.
“I kenaqur qe arritem kete fitore sepse ishte nje ndeshje e veshtire. Te gjithe kundershtaret tane vijne ne Shkoder qe te luajne fort dhe te mbrohen mire. Ne pjesen e pare vuajtem disi megjithate ne te dyten ishte tjeter histori.
Goli qe shenova me emocionoi sepse ekipi po kalonte nje ngerç dhe pas shenimit te tij, gjithçka u be me e lehte per ne”-eshte shprehur ai.
Ndërkohë, I pyetur për nisjen e mirë që Vllaznia I ka bërë kampionatit dhe objektivit që ajo do të ketë në javët e ardhshme, mesfushori Tafili do të përgjigjej: “Objektivi yne dihet, te vazhdojme keshtu per te arritur objektivin qe kemi, ngjitjen ne Superlige”.
Por pavarësisht deklaratës së Tafilit, trajneri Lika është shprehur se pret më shumë nga të gjithë lojtarët me përvojë që ka aktualisht në përbërje Vllaznia sepse vetëm kështu, mund t’ia dalin ta kthejnë këtë skuadër në Superligë.