Jetojmë në epokën e informacionit dhe ndonjëherë është aq i madh sa dhe nuk arrijmë ta përvetësojmë të gjithin. Më poshtë do të njihenimë disa fakte që ju kanë mësuar në shkollë dhe me shumë mundësi nuk keni dyshuar asnjëherë që mund të jenë të gabuara:
1- Balena blu është krijesa më e madhe në botë. Me siguri është gjitari më I madh. Krijesa më e madhe konsiderohet një lloj kërpudhe e cila quhet Armillaria ostoyae dhe zë rreth 4 kilometra katrorë të pyllit Malheur.
2-Buburrecat mund të mbijetojnë dhe pas shpërthimit të një bombe nukleare. Është e vërtetë që janë krijesa shumë të forta. Mund të mbijetojnë për javë të tëra pa ngrënë dhe gjithashtu 2 javë dhe me kokën e prerë. Për këtë arsye dy shkencëtarët Mary H. Ross dhe D. G. Cochran vendosën të shqyrtonin teorinë e 1963 por në kushte laboratori. Nga ky studim ata vërtetuan se buburrecat ishin krijesat e para të cilat vdesin pas një shpërthimi bombe. 93% të tyre nuk mbijetonin.
3-Lëkura e zeze dhe e bardhë e zebrave shërben si mbrojtje nga “armiqtë”.
Për vitë me rradhë studiuesit kanë qënë në kërkim të një përgjigjeje të saktë. Sipas teorisë së parë gjatë një sulmi ngjyrat e lëkurës së zebrës e hutojnë sulmuesin dhe kjo është një mëyrë mbrojtjeje nga ata. Më pas shkencëtarët nga Universiteti I Kalifornisë nga një studim dolën në përfundimin se sa me nxehte të jetë aq më të zbehtë është dhe lëkura dhe ngjyrat e zebrës dhe e kundërta. Pra ngjyrat e vijave varen vetëm nga temperaturat.
4-Piramidat e Egjiptit janë më të lartat në botë.
Dhe ky është një informacion jo I saktë pasi piramida më ë lartë është ndërtuar në Meksikë. Quhet ” The great pyramid of cholula” dhe është e ndërtuar nga duart e njerëzve e gjitha. Kjo piramidë është dy herë më e madhe se ajo e Egjiptit.
5- Elefantët janë kafshët e vetme që nuk mund të kërcejnë.
Është e vërtetë që elefantët nuk kërcejnë sepse është e vështirë që gjymtyrët të mbajnë peshën që ata kanë. Por nuk është e vërtetë që janë të vetmet kafshë të cilët nuk bëjnë një veprim të tillë. Gjitarë të tjerë që nuk kërcejnë janë Sloth,Hipopotami dhe rinoceronti.