Shumica prej jush nuk jeni të vetëdijshëm për mençurinë tuaj, prandaj edhe nuk e shfrytëzoni në mënyrën e drejtë. Ja disa sinjale që tregojnë se keni një nivel të lartë të inteligjencës:
Shqetësoheni shumë Shumë kërkime kanë treguar se njerëzit që kanë frikë e shqetësohen, janë shpesh më të zgjuar se të tjerët, e në fakt ata dalin më mirë në testet e inteligjencës. Jeni argëtues Në një studim të “University of Neë Mexico” në SHBA, shkencëtarët i bënë testin e inteligjencës 400 studentëve dhe i thanë atyre më pas të krijonin tekste për një film vizatimor. Rezultati ishte se:
pjesëmarrësit më inteligjentë, kishin shkruar tekstet më humoristike.
Keni filluar të lexoni herët
Kërkuesit në Universitetin e Edinburgut në Skoci dhe të “King’s College” në Londër, kanë marrë në shqyrtim të dhënat e 2000 çifteve binjake. Rezultati: Binjaku që kishte mësuar të lexonte i pari, më vonë do të shfaqte rezultate më të mira në testet e inteligjencës.
Jeni majtak
Ndërsa të qenët majtak lidhej dikur me kriminalitetin, studimet e fundit e lidhin atë me një lloj mendimi divergjent, një formë e krijimtarisë ku dikush zbulon ide të reja aty për aty. Ndoshta kjo është arsyeja përse mëngjarashët janë shumë të pranishëm në arkitekturë dhe muzikë.
Keni marrë mësime muzike
Një studim i vitit 2004 zbuloi se zhvillimi mendor te gjashtëvjeçarët që kishin marrë nëntë muaj mësime pianoje, kishte një rritje të inteligjencës krahasuar me fëmijët që kishin marrë leksione aktrimi apo nuk kishin marrë mësime. Një studim i vitit 2013 provoi se fëmijët me arritjet më të larta ishin ata që kishin marrë mësime muzike.
Jeni dembel
Sipas shumë studimeve personat që janë dembela kanë një nivel më të lartë të inteligjencës sepse nuk merren me gjëra të kota dhe nuk ju japin hapësirë atyre. Shpërndaje me mikun/miken që posedon këto veti! Marrë nga Ndryshe