Vendimi për tu bërë një mediume, që ndryshe do të thotë krijon kontakt me shpirtrat, dhe rrjedhimisht parashikuese e fatit ka qenë një vendim i fiksuar që në vogëli, është një pjesë e asaj se çfarë jam unë për këtë botë.
Është një dhuratë me të cilën kam lindur, jam rritur, kam menduar dhe e kam ushqyer. Unë mendoj se nuk ka gjë më të bukur kur një njeri në Tokë është ndryshe, ka një fuqi dhe me këto fuqi arrin të ndihmojë njerëzimin. Unë parashikoj të ardhmen e njerëzve përmes një lidhje që kam me të mbinatyrshmen. E fillova duke ndjekur fantazmat në vende të ndryshme dhe 20 vitet e fundit kam qenë në vendet më misterioze nga Anglia e nëpër Europë.
Kam shkelur në shtëpi të vjetra, plot me histori, e deri tek vendet e braktisura e të pushtuar nga krijesa që syri i një njeriu normal, nuk i sheh dot. Megjithëse njerëzit nuk i shohin dot, shumica e tyre, shpirtrat në fakt janë të pranishëm kudo, ata që dikur kanë qenë midis nesh, nuk na lenë kurrë. Shumica prej tyre janë të mirë, por ka dhe shumë shpirtra të këqij dhe disa nga kujtimet dhe përvojat që më bëjnë sot një parashikuese fati kanë të bëjnë pikërisht nga lufta me këto shpirtra të këqij.
©Andrew McCaren. 12/09/2018 Doncaster UK. Fortune Teller Evie Lochrie who melts crayons with a hot iron on to paper in a process called Encaustic Art or Soul Scrying, she then reads your fortune from the image created. Photographed at home in Doncaster. Photo Credit: Andrew McCaren For The Metro.
Mbaj mend një kohë kur isha në Skoci, isha bashkë me një grup njerëzish dhe shkuam në një kështjellë të lashtë. Ishte një forcë që më shtynte të shkoja atje. Duke u afruar, hyra brenda dhe papritmas e gjeta veten në një dhomë të fshehur prapa papafingos.
Papritmas fillova të dridhesha, kaq keq sa u rrëzova dhe mezi arrita të largohesha e të bashkohesha me grupin. Por pa arritur tek to, këmbët mu kthyen çuditshëm e më pas mu rikthyen në pozicionin normal. Kisha frikë por edhe etje për të zbuluar ç’kish ndodhur.
Pasi gjetëm disa shkrime,lexuam se një djalë i ri kishte vdekur në mënyrë tragjike duke zbritur shkallët, po.. fiks aty ku ndjeva dridhjet dhe situatën paranormale. Fryma e tij e ftohtë ndihej në çdo dhomë ku kishte shkelur para se të vdiste. Talenti im për të kërkuar fantazma nga e kaluara më bënë të mendoja të ndihmoja njerëzit e kështu duke u bërë parashikuese fati, do më afronte shumë me ta. Fillova biznesin tim me emrin Soul Cavern.
©Andrew McCaren. 12/09/2018 Doncaster UK. Fortune Teller/ Tarot Reader Evie Lochrie Photographed at home in Doncaster. Photo Credit: Andrew McCaren For The Metro.
Ndihmoj me mijëra njerëz të parashikojnë fatin e tyre apo ndodhi të frikshme të cilat unë mund të parandaloj. Unë mund ti lidh ata me njerëzit që kanë humbur, por për të parë me sy nuk i shohin dot. Për të treguar të ardhmen, kryesisht përdor letra Tarot dhe ngjyra prej dylli për tu lidhur me shpirtrat. Nuk kam nevojë për ndonjë gjë të veçantë nga klientët e mi, madje as para nuk dua, edhe pse ata nuk ikin asnjëherë pa me shpërblyer. Letrat i marr i rregulloj dhe i shpërndaj në tri shtylla kryesore. ( deri këtu mund të zbuloj)..
Klienti duhet të zgjedhë një ngjyrë nga lapsat prej dylli e të shkruajë diçka mbi një fotografi, ose të vizatojë diçka. Më pas unë arrij të shoh përtej. Kam parë nga gjërat më të tmerrshme e deri tek më të bukurat. Duhet të meditoj para se të filloj. Nuk kam asnjë lloj pajisje, vetëm unë dhe shpirti im. Kam klientë që besojnë tek unë.
Nëse doni të dini sa fitoj, epo 125 euro në javë. Nuk dua ta kaloj këtë shumë, ashtu më thotë shpirti im. Për tu bërë si unë nuk duhet kualifikim as shkollë e madhe, thjesht duhet të lindësh me të. Ka shumë skepticizëm për profesionin tim. Por qëllimi im është të vërtetoj se unë nuk bëj keq, përkundrazi, unë sjell dashuri./ Përkthyer për Tiranapost.al Elisa Bajrami.