Sipas një hulumtimi të TechInsights, të gjithë elementët përbërës të iPhone XS Max nuk kushtojnë më tepër sesa 450 dollarë.
Kostoja e prodhimit të materialeve të këtij iPhone është 443 dollarë, 50 dollarë më shumë sesa kostoja e prodhimit të iPhone X.
Apple e shet iPhone XS Max për 1,099 dollarë për modelin bazë, 1,249 dollarë për modelin 256GB dhe 1,449 dollarë për modelin 512GB.
Sipas hulumtimit, ekrani OLED është komponenti më i shtrenjtë edhe për iPhone XS Max. Ai është prodhuar nga Samsung dhe kushton 80 dollarë.