Historia e Aides që dha jetën për Librat

Aida Buturović ishte një nga studentet më të mira në degën e Letërsisë në Universitetin e Sarajevës sipas kolegëve të saj. Fliste pesë gjuhë Aida, donte kulturën dhe librat. Librat, si ata që ndodheshin në bibliotekën e Sarajevës.

Ishin 3 milionë libra si dhe qindra dokumente origjinale nga koha e Perandorisë Osmane dhe monarkisë austro-hungareze. Ishin dëshmi e historisë qindravjeçare të Bosnjes dhe të identitetit të një shoqërie multikulturore.

Serbët e dinin mirë këtë, dhe në prill të vitit 1992 filluan të rrethonin qytetin. Disa muaj më vonë, në gusht të të njëjtit vit, ushtria serbe nën komandën e Radovan Karaxhiçit dhe gjeneralit Ratko Mlladiç kishte nën shënjestër ndërtesën e bibliotekës, “Vijećnica”.

Aida ishte atje. Sepse punonte te ajo biblioteke, sepse i donte librat. Sepse nuk mendonte se ishte e drejtë që të prekeshin librat. Duhej bërë diçka.

Kur bombat filluan të shkatërronin bibliotëkën, Aida nuk mendoi për asnjë çast që të largohej por vrapoi për të shpëtuar librat, për të shpëtuar historinë e Bosnjes.

Ndërkohë që të gjithë po largoheshin, ndërkohë që zjarret po bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, Aida arriti të merrte disa prej tyre, pastaj akoma disa të tjerë, duke u munduar që të shpëtonte sa më shumë që të ishte e mundur.

Pastaj erdhi shpërthimi përfundimtar që i morri jetën Aidës dhe shkaterroi 3 milionë libra.
Ishte nata mes 25 dhe 26 gushtit 1992.

Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u dogj 3 ditë me radhë, ditë në të cilat mbi Sarajevë fluturonin “zogj të zinj”, shkruante atëherë shkrimtari Valerijan Zujo: “Janë fletët e djegura nga libri i madh për ngritjen dhe rënien e Bosnjes dhe Sarajevës.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME