Si t’ju qëndrojë sa më gjatë aroma e parfumit që hidhni, këtë mënyrë duhet ta mësoni patjetër

Të mbash aromë të mirë gjatë gjithë kohës nuk është kaq e thjeshtë sa duket. Edhe hedhja e parfumit ka disa truke që duhen ndjekur në mënyrë që të funksionojë siç duhet. Sidomos nëse një ditë zgjoheni vonë dhe nuk ju premton koha që të bëni një dush, parfumi do të luajë një rol shumë të rëndësishëm.

“Women’s health magazine” shkruan se duhet të mbani një diferencë prej 5-7 centimetrash mes trupit tuaj dhe parfumit. Asnjëherë nuk duhet ta aplikoni afër lëkurës ose shumë larg saj. Gjithashtu mos përdorni shumë parfum. Aroma e parfumit ndikon shumë në prezantimin e parë të një personi, po sasia e tepërt e tij do t’i bëjë të tjerët me dhimbje koke.

Kini parasysh se mund të lërë shenja në rrobat tuaja, aplikojeni parfumin në kyçe, në flokë dhe pranë qafës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME