Alma Hilaj, futbollistja shkodrane që luan në Serinë A

Një futbolliste shkodrane po luan me sukses në Serinë A të Italisë. Bëhet fjalë për Alma Hilajn, ish- lojtaren e “Juban Danjes” në Shqipëri, e cila prej dy vitesh ndodhet në vendin fqinj.

 

Pasi ka luajtur me sukses me ekipin e të rejave të klubit “Florentia” të Firenzes, në sezonin aktual ajo është bërë pjesë e ekipit të parë që merr pjesë në Serinë A të futbollit italian të femrave.

 

Hilaj ka firmosur para pak kohësh me këtë skuadër dhe është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e saj.

E datëlindjes 2000, kjo vajzë konsiderohet një lojtare me shumë të ardhme e cila mund të luajë me sukses jo vetëm në qendër të mbrojtjes por edhe në mesfushë.

 

Ajo është vënë nën urdhërat e trajnerit Carobbi dhe tashmë është pjesë e Florentias. Hilaj njëkohësisht është edhe pjesë e kombëtares shqiptare U-19.
© shkodrasport.com

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME