Kompresa të ngrohta dhe të ftohta, sekreti që duhet të dini

Organizmi ka një lidhje të ngushtë me konsumimin e ujit. Qeniet njerëzore përbëhen nga 72% ujë, muskujt tanë janë 75% ujë, gjaku është 82% ujë, mushkëritë tuaja janë 90% ujë, truri përbëhet nga 76% ujë e kockat nga 25% ujë!

Thuhet e besohet se një njeri duhet të konsumojë deri në tetë gota ujë në ditë, për të qëndruar i hidratuar, e organizmi të mirëfunksionojë, por jo të gjithë e dinë që uji mund të jetë një kurë e vërtetë ndaj problemeve të ndryshme! Përdorimi më i zakonshëm që mund të njihni është ai i akullit për plagët e mbyllura, por më poshtë do të listojmë të gjitha përdorimet e ujit të ngrohtë e të ftohtë si terapi.

Në rast se ndrydhni kyçin e këmbës rekomandohet përdorimi i akullit. Aplikoni akull, ose në mungesë të tij qese me perime të ngrira për disa 30 -45 minuta. Më pas fashojeni me një fasho të posaçme.

Tërheqja muskulare është një ndër problemet më të zakonshme që prek sportistët , por jo vetëm. Aplikoni mbi zonën e dëmtuar spray të ftohtë ose akull. Më pas masazhojeni me kompresa të nxehta që të nxisni qarkullimin e enëve të gjakut dhe fleksibilitetin e muskujve.

Dhimbjet menstruale janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Ju duhet të qëndroni shtrirë për pak kohë dhe të vendosni borsë më ujë të ngrohtë në fundin e barkut. Nxehtësia stimulon tkurrjen e muskujve uterinë.

Dhimbjet e fundit të shpinës prekin pothuaj çdo moshë dhe shkaktohen nga lodhja, qëndrimi ulur për një kohë të gjata, peshat e rënda etj. Në këtë rast mund të përdorni si ujin e ftohtë dhe atë të ngrohtë.

Hemorroidet janë një problem shumë i rëndë që shoqërohen me gjakderdhje me dhe konstipacion (kapsllëk). Përveç mjekimit të zakonshëm, mund të përdorni masa akulli dhe më pas kompresa të ngrohta.

Nëse vuani nga artiti reumatoid duhet të përdorni vetëm kompresa të ngrohta.

Dhimbjet e qafës që në gjuhën popullore si qafën e ngrirë mund të qetësohen vetëm me kompresa të ftohta. Uji i ftohtë shtendos muskujt./Living

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME