Marrëdhënia në një çift ka një rëndësi të veçantë, çdo gjë ndodh për një arsye dhe shpesh dhe ndarjet janë një fenomen i lidhur ngushte me debatet që mund të krijohen mes një çifti.
Por për një lidhje të gjatë dhe të shëndetshme ekzistojnë dhe shumë fakte që tregojnë se ekzistojnë sekrete që lidhen me jetëgjatësinë e një marrëdhënie.
Mbase kundërshtitë joshin, mirëpo si duket kjo nuk është edhe aq ideale për lidhje të gjatë dhe stabile, së paku nëse u besojmë rezultateve të një hulumtimi të bërë kohë më parë.
Sipas një studimi të kryer vitet e fundit rezulton se sekreti i lidhjes së gjatë dhe të lumtur fshihet në ngjashmëritë e partnerëve. Hulumtuesit konstatojnë që kundërshtitë vërtet janë tërheqëse, mirëpo pothuajse nuk kanë kurrfarë shansi për të qenë bashkë, kur është fjala për periudhë të gjatë kohore.
Çiftet që kanë pasur pikëpamje të ngjashme ndaj botës kanë pasur shans më të madh që të qëndrojnë bashkë. Ndërkaq ato çifte me qëndrime të kundërta janë grindur shpesh, gjë që ka pasur ndikim negativ në cilësinë e lidhjes së tyre.
Prandaj, nëse dëshironi lidhje të mirë dhe të lumtur, kërkoni partnerin i cili është i ngjashëm me ju, sepse vetëm ajo lidhje ka shanse serioze që të jetë e gjatë.