Lënia e duhanit është një fenomen që për sahumë persona mund të jetë e pamundur ta mendojnë, pasi duhanin nuk e cilësojnë vetëm ves por domosdoshmëri.
Personat që marrin vendimin për lënien e duhanit në shumë raste e kanë shumë të vështirë këtë vendim për shkak të dëshirës dhe tundimit që ato kanë para tij.
Ekzistojnë miliona duhanpirës në botë, ndërkaq sipas statistikave, 60% e duhanpirësve në Mbretërinë e Bashkuar duan ta lënë duhanin. Një pjesë e madhe e rasteve të vdekjeve ende ndërlidhen me pirjen e duhanit, prandaj lënia e duhanit është mënyra më e mirë për ta parandaluar vdekjen e parakohshme.
Në një prononcim të saj ekspertja Dr. Sarah Jarvis ka zbuluar mënyrën më të mirë për ta larguar këtë shprehi. Ajo ka thënë se mënyra më efikase për ta lënë duhanin është duke mos kërkuar fare kujdes profesional.
Në vend se të kërkoni ndihmë nga mjekët, ajo rekomandon të kërkoni ndihmë nga këshilluesit për lënien e duhanit dhe të përdorni terapi për zëvendësimin e nikotinës për t’i rritur shanset e lënies së duhanit.
Nëj mënyrë e mirë për të shuar dëshirën për të ndezur një cigare është dhe përdorimi i çamçakëzëve.