HIV është një virus tepër vdekje prurës që prek sistemin imunitar. Edhe pse trajtimet mjekësore kanë ekzistuar kohë më parë, ende mungon një kurë për shërimin e sëmundjes.
Së fundi bëhet e ditur se një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Karolinës së Veriut kanë bërë prova të suksesshme lidhur me një medikament që është provuar më parë te kafshët.
Sipas tyre ilaçi ka rezultuar i sigurt dhe tashmë do të përdoret te njerëzit.
Ky medikament i zbuluar, shërben për terapi për tejkalimin e problemeve në sistemin imunitar.
Po e njëjta kurë, mësohet se do të përdoret edhe për trajtimin e disa tumoreve.
Gjithsesi, akoma nuk dihet se cilat do jenë rezultatet për përdorimin e kurës kundër HIV-it.
Kjo arsye vjen pasi në dy dekadat e fundit, shumë kura që janë pritur me optimizëm kanë rezultuar jo efektive në shërimin ndajë HIV-it.