Zef Gjoni, arkitekti i 22 titujve kampionë të Vllaznisë në boks

Mbrëmë Vllaznia fitoi të 22-tin titull kampion në boks. Në 26 kampionate
të zhvilluara në vendin tonë pas rilindjes së këtij sporti, vetëm 4 nuk
janë fituar nga ky ekip.

 

Një tregues që vërteton më së miri atë shprehjen se shkodranët prej dy dekadash e gjysëm “bëjnë ligjin” në boksin shqiptar. Në gjithë këto suksese, kanë qenë të shumtë kampionët dhe sportistët që kanë kontribuar për marrjen e tyre.

 

Po ashtu edhe trajnerët. Vetëm njëri në fakt nuk ka munguar asnjëherë: Pikërisht ideatori i të gjithë atyre- Zef Gjoni. Trajneri i famshëm ka bërë shumë për këtë ekip, për boksin shkodran dhe atë shqiptar.

 

Njëkohësisht edhe për Sportklub Vllazninë sepse i ka dhuruar më shumë tituj kampion se askush tjetër. Në janarin e ardhshëm mbush 72 vjeç dhe moshatarët e tij mbase e kanë bezdi të dalin nga shtëpia por shijojnë aty vitet e pensionit.

 

Nuk ndodh kështu me protagonistin e këtij shkrimi. Zef Gjoni ndër 365 ditët e vitit, ndoshta gjysmën nuk i kalon në shtëpi por nëpër grumbullime dhe anë e mbanë botës duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Edhe kur është Shkodër, nuk është e vështirë për ta gjetur, paradite dhe pasdite është në palestrën e boksit.

 

Një njeri me një pasion “të çmendur” si askush tjetër për sportin. Nëse e ngacmon se deri kur do të vazhdojë, ai në fillim të sheh shtrembër dhe më pas të përgjigjet me humor: “Jam 50 vjeç, jam ende shumë i ri dhe kam shumë për të dhënë”.

 

Në fakt i kësaj moshe ndihet për nga angazhimi që ka. Ka edhe nga ata që ndoshta nuk e pëlqejnë atë si njeri, ndoshta edhe si trajner sepse “i përket modës së vjetër të trajnimit”. Mund të jetë edhe kështu por në fakt nuk po shohim askënd të “modës së re”.

 

Zef Gjoni bashkë me sportistët e tij jo vetëm që dominojnë nga shteteve të tjera të Ballkanit në këëtë sport por gradualisht po i afrohen edhe Europës. Medaljet kanë filluar të vijnë dhe shumë shpejt, mund të pasohen me të tjera. Shkodra në fakt i ka shumë borxhe këtij njeriu për atë që ai i ka dhënë këtij qyteti.

 

Fjala “Vllazni” për të është “e shenjtë” dhe titujt kampion dhe Kupat e Republikës që i ka sjellë këtij klubi janë të panumërueshme. Për të gjitha këto, Zef Gjonit “i duhet hequr kapelja”. Mirënjohje dhe respekt për ty Mjeshtër!
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME