Panuçi shpall listën e futbollistëve me Jordaninë dhe Izraelin

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka shpallur sot listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në vigjilje të dy ndeshjeve të tetorit të ekipit kombëtar, fillimisht miqësores me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena”, dhe më pas takimin zyrtar eleminator me Izraelin në Ber Sheva, në datë 14 tetor.

Ky takim është i vlefshëm për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve. Spikasin në këtë listë të teknikut kuqezi, katër futbollistë që vijnë për herë të parë në skuadrën kombëtare, siç janë mbrojtësi:

Egli Kaja që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone, Kastriot Dermaku që luan në radhët e ekipit të Kozencës, si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panucci për këto dy ndeshje.

Së pari ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, I cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Giaccomo Vrioni që vjen nga Venezia. Vijojnë ndërkaq të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME