Sabah Bizi dhe miqësia me Beckenbauer. Nga spitali direkt ne fushe perballë Gjermanise

Sabah Bizi dhe Panajot Pano janë padyshim dy lojtarët më të mirë të historisë së futbollit shqiptar. Dy yjet kane dhuruar “show” me topin në këmbë madje edhe përballe gjigantëve të futbollit botëror dhe komunizmi I ndaloi që të luanin me ekipet më të mira të botës.

Bizi ka një histori të veçantë në përballjet me Gjërmanine dhe marredheniet me një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit botëror. “Kam luajtur kundër kundërshtarëve të ndryshem gjatë gjithë karrieres time por për mua pa dyshim që më emocionueset dhe më të vështirat ishin përballjet me Gjërmaninë në vitet 1967-1971. Ne ishim një kombëtare e vogël por me lojtarë të medhenj dhe pa experience ne rangun kombëtar” tregon Sabah Bizi duke rikujtuar momentet kur Shqipëria luante kunder “panzerave” gjermane.

Historia e shkodranit është shumë e rrallë pasi 72 orë përpara ndeshjes ai ishte i shtruar në spital për shkak se vuante nga “hernie diskale” dhe kishte probleme të mëdha me shtyllen kurrizore. Shpresat për të luajtur ishin shuar për të, deri ne momentin kur në deren e dhomes, në spitalin e Tiranës u shfaqen Xhevdet Shaqiri dhe Loro Boriçi.

“U çudita kur i pashë. U ulem dhe nisëm të bisedonim rreth ndeshjes. Të nesërmen erdhi Loroja (Loro Boriçi) prap tek spitali dhe më mori me një makinë private. Nuk më tha asgjë vetem kur e pashë veten tek kodrat e liqenit. Aty më tha vishu dhe bëhu gati për stërvitje, më duhesh.Tek kodrat e liqenit, zhvilluam disa vrapime sepse kisha mbi 2 javë pa prekur top me këmbë. Atëherë ika në shtëpi. Ishte ora rreth 12 e darkës të së Martes dhe po bëhësha gati për të fjetur, kur dikush trokiti në dërë. “Jam unë Loroja Loroja” – më tha. Hapa derën dhe ishtë Loro Boriçi me një çokollatë në dorë.

– “Merre më tha dhe haje. Bëhu gati pasi nësër do luash”

– “Kush do të luajë ? I thashë. “ Kombëtarja e di është ndeshje e vështirë”

– “Jo jo do luash ti ! Më duhesh !

– “Jo jo shoku Loro, e ke gabim. Nuk është problemi im se jam I sëmurë por po të qeshin ty, jam më I dobëti. Nuk jam I zoti !” I thashë

Përfundimisht ai e kishte ndarë mendjen. Më tha se do të mbaj numrin 11 dhe më tregoi detyrat taktike. Një zot e di sa kam vuajtur. U nisa për të fjetur por asnjë minutë nuk mbylla sytë” rrefen ish futbollisti i madh Sabah Bizi.

Rikthimi i Bizit në fushë u bë teme diskutimi edhe për partine e Punës dhe udheheqesit e asaj kohë. Si asnjëherë më parë, në analizen e ndeshjes moren pjese Ramiz Alia, Adil Çarçani dhe Thoma Deljana. Gjatë prezantimit të formacionit, Loro Boriçi theksoi emrin e Sabah Bizit dhe kjo solli reagimin e drejtuesve.

“Filloi Loroja të prezantonte formacionin kur në një moment në mësfushë thotë: “Sabah Bizi”. Mënjëherë në këmbë u ngrit Ramiz Alia:

“ Shoku Loro po Bizi ? A më keni thënë se është në spital I sëmurë prej disa javësh ?”
“Shoku Ramiz, Bizi ka dalë nga spitali dhe ka bërë disa seanca stërvitorë, është më në formë se kurrë” iu përgjigj Loroja ndërsa unë u shtanga, mbeta pa fjalë. E marr unë përsiper këtë pergjegjësi” tha trajneri Boriçi duke befasuar edhe Ramiz Aline.
Në ate ndeshje historike për futbollin shqiptar, kombëtarja kuqezi barazoi 0-0 ndaj nenkampionëve të botës duke sjellë një goditje të rëndë për Gjermanët. Kombetarja shqiptare I eleminoi dhe u eleminuan në mënyrë të turpshme. Historia e Bizit me kombëtaren Gjermane persëritet edhe pas 4 vitesh kur shorti rezervoi serish të njëjten përballje. Ky 90 minutësh ishte edhe me I veçantë për shkodranin pasi në fushe ishte idhulli I tij, Beckenbauer:

“Kur e mora vesht që do të luaja kundër Beckenbauerit, shkova për të ngrëne dhe as buka nuk më kalontë me, shkova të pushoj nuk me flihej, dridhesha nga emocionet. Erdhi ndeshja shumë shpejt dhe Loroja më tha se Beckenbaueri është lojtari që do të markosh. Ma la porosi. U futëm në fushë dhe çfarë të shikoja. Ishte një djalë 2 metër I gjatë, elegant dhe shumë simpatik. Të thëm të drejtën 15 minutat e para të ndeshjes vetëm e shikoja dhe e admiroja. Ishte diku aty minuta e 20-të e ndeshjes dhe Franzi mori një top, kaloi Rragamin dhe Shllakun. Isha ballë për ballë tij. Tentoi të me driblonte por as vetë nuk e di si ndodhi I’a mora topin dhe e shmanga. Në shpejtësi I’u largova dhe ndjeva më pas një ndërhyrje të lehtë, dikush më rrëzoi. U ktheva kur shoh Beckenbauerin:

“Bravo më tha por luaje topin” tregon me emocione Sabah Bizi teksa edhe duart i dridhen kur kujton ato dyluftime përkrah lojtarit më të mire ne botë të asaj kohe.

Me të përfunduar ndeshja, në mbrëmje, në hotel “Dajti”, Beckenbauer e ka përgëzuar serish Bizin për lojen e zhvilluar. Përpara dy skuadrave dhe përfaqësuesve të dy federatave, ai ka marrë mikrofonin dhe ka komentuar paraqitjen e tij, pa menduar se fati do t’I përballte serish këto dy figura në fushen e lojës. Disa vite më pas, ne Karsluhe, Shqipëria do të luante me Gjermaninë vendase. Beckenbauer sëbashku me trajnerin Helmut Shën i dhuruan Bizit një top dhe një postër me një fotografi ku ishin te tre sebashku. Në 1990 në Tiranë, Beckenbaueri erdhi si trajner I Gjermanise dhe kerkoi ta takonte Sabah Bizin, që asokohe ishte i tërhequr nga sporti.

“Me erdhi një lajmerim dhe me thanë se të kërkon Beckenbaueri në Tiranë. Mendova se po qeshnin me mua. Shkova dhe e takova. Kemi qëndruar për disa orë bashke dhe me dhuroi një palë kepucë të Gjermanisë kampione bote.Ishin një mrekulli ! Kjo ishte edhe hera e fundit që jemi takuar por mua më la shume mbresa” thote Bizi ndërsa tregon edhe një histori të veçantë që I ka ndodhur një djali shkodran që po punonte në Mynih:

-“Përpara disa vitesh,erdhi dhe më takoi një bashkëqytetar dhe me tha se kam bërë nder të madh. Djali I tij kishte punuar në një local ku Beckenbauer ka shkuar si klient sëbashku me të shoqen. Gjatë shërbimit, aksientalisht ai ka derdhur një gotë vere mbi fustanin e gruas së tij. Beckenbauer ishte nxehur mjaft dhe ka debatuar me djalin por kur ka vënë re se nuk fliste mirë gjermanisht, ka pyetur pronarin por edhe vetë djalin nga ishte. Djali I frikësuar se do të pushohej nga puna I është pergjigjur me gjysmë zëri së është shqiptar.

Me tej, “Kaizeri” e ka pyetur sërish se nga cili qytet dhe ai I ishte pergjigjur se nga Shkodra. “Mos e njihni Sabahin ? Bizin ?” e ka pyetur serish Beckenbaueri dhe djali I ishte pergjigjur se jetonte në një lagje me të. Më tej, gjithçka ishte normalizuar dhe I kishte lënë porosi djalit që të më dergonte urimet e tij më të mira. Jam ndjerë shumë I vlerësuar që pas kaq shumë vitësh ai më mbantë sërish mend.” Ishte kjo miqësia e nisur nga dyluftimet në fushën e lojes mes legjendes së futbollit Shqiptar, Sabah Bizit dhe një prej lojtarëve më të mire të historisë së këtij sporti.

K.Zhivani

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME