Lika ankohet për golat: Krijojmë me bollëk, por nuk dimë të shënojmë

Hasan Lika nuk është plotësisht i kënaqur me ekipin. Edhe pse Vllaznia ka maksimumin e pikëve pas 4 javësh në inferiore, trajneri ka rezerva për… golin.

Kur dihet që shkodranët pretendojë ngjitjen e menjëhershme në Kategorinë Superiore, numri një i pankinës pret një skuadër shumë më shumë efektive. Deri më tani kanë shënuar

7 herë dhe janë ndëshkuar me 1 gol, por tekniku mendon se skuadra duhet të shënojë më shumë.

“Kemi ende për të riparuar në lojën tonë. Krijojmë raste të shumta për shënim, por realizojmë shumë pak. OK, pozitiv mund të quhet fakti që ne krijojmë mundësi, por edhe duhet të dimë edhe t’i shfrytëzojmë.

Në disa ndeshje mund të kishim fituar me 3 ose me më shumë gola, por në fakt jemi kënaqur vetëm nga një e dy gola. Duhet ta ndreqim këtë gjë, ndaj do punojmë shumë në këtë drejtim.

Pastaj, sikundër e kam shprehur, golat nuk i pret vetëm nga sulmuesit apo në rastin konkret prej Xhuniorit, por edhe nga lojtarët e reparteve”, kështu është shprehur tekniku.

Ai kërkon që ta mbajë ekipin në tonus dhe të mos ketë vetëkënaqësi prej këtyre rezultateve të javëve të para në skuadër, pasi e di që rrugëtimi drejt elitës nuk është i shkurtër.

SITUATA – Vllaznia vijon intensivisht përgatitjet për takimin e javës së pestë, të cilën do ta luajë me Veleçikun në shtëpi. Stafi teknik duhet të bëjë llogaritë me mungesa në këtë ndeshje.

Veç Gilman Likës, të dëmtuar janë edhe Arsen Hajdari, Alsid Tafili e Antonio Marku që pësuan dëmtime të lehta ndaj Besëlidhjes. Këto ditë do të jenë vendimtare për këta futbollistë dhe

do të jenë mjekët ata që do të japin fjalën e fundit, nëse ndonjë nga 4 këta lojtarë do të jetë i disponueshëm kundër koplikasve. Nëse nuk ia dalin, atëherë vështrimi do të kthehet te të rinjtë.

Megjithatë, ka edhe lajme të mira para kësaj sfide, të gatshëm do të jenë Renato Malota e Olsi Gocaj. Gjithsesi, nëse do ta nisin apo jo nga minuta e parë, vendimi i përket trajnerit.

Duhet thënë se kalendari i favorizon shkodranët. Pas Veleçikut, në shtëpi do të presin edhe Erzenin.

Ndaj planet e Vllaznisë janë të qarta, ata duan edhe 6 pikë më shumë pas 180 minutave të radhës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME