Reagon sërish avokatja e njohur, Eni Çobani, një ditë pas lajmit se është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, pas një denoncimi për kërcënim.
Pasi mohoi të jetë shoqëruar në polici, avokatja reagon sërish përmes një statusi në rrjtet sociale, duke theksuar se drejtësia nuk ka të bëjë me atë që ndodh në një sallë gjyqi, por me atë që vjen nga një sallë e tillë gjyqi.
“Drejtësia nuk ka të bëjë me atë që ndodh në një sallë gjyqi, Drejtësia është ajo që vjen nga një sallë gjyqi.
Për mua, drejtësia do ngelet kushti kryesor i njerëzimit dhe kur drejtësia është bërë, ky është një gëzim për të drejtin, por tmerr për keqbërësit.
Jam e lumtur qe pasioni dhe profesioni kanë një emërues të përbashkët ‘Drejtësi’”, shkruan Çobani.
Në media u përfol se personazhi i njohur i ekranit është denoncuar nga qytetarja Rudina Islamaj. Çobani ndodhej në seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur është shoqëruar.
Sipas të njëjtave burime, Çobani ka debatuar gjatë një gjyqi në Apel me denoncuesen, e cila është nusja e klientes së saj, madje Islamaj ka kërkuar të zbardhen audio-regjistrimet, pasi pretendon se është kërcënuar prej saj.
Në këtë çështje, ajo është avokate e palës kundërshtare të Rudina Islamaj.
Eni Çobani u bë e njohur në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ në spektaklin e së dielës ‘E diela shqiptare’ në tv Klan.