Sfida më e madhe për çdo person mund të jetë joshja e një personi që kanë shumë përzemër. Por gjithmonë ka një zgjidhje për të pasur sukses mjafto që të përqëndroheni.
Më poshtë i keni disa nga strategjitë më të mira të flirtimit, të cilat do t’ju ndihmojnë ta fitoni zemrën e personit që ju pëlqen:
Kontakti me sy
Kontakti me sy që zgjatë më shumë se zakonisht mund të zbulojë shumë për joshjen e ndërsjellë. Gjatë kohës kur komunikoni me personin që po ju pëlqen, mund të gjeni dëshmi fiziologjike se po i pëlqeni: bebëzat e zmadhuara e tregojnë këtë! Për të njëjtën arsye mund ta shikoni edhe ju dikë në sy për t’i treguar se jeni të interesuar në atë person!
Ngjyra e kuqe
Psikologu Adam Pazda kishte kryer një eksperiment me kolegët e tij, ku u kishte shfaqur meshkujve fotografi të femrave të veshura me të kuqe dhe me të bardhë. Shumica e pjesëmarrësve kishin menduar se zonjat në të kuqe kishin qenë më të hapura për romancë. Edhe në rastin e kundërt rezultatet kanë qenë të njëjta: meshkujt me maica dhe xhemperë të kuq duken më me vetëbesim dhe më joshës në sytë e grave!
Sensi i humorit
Profesori Geoffrey Miller, psikolog, është i sigurt se humori është çelësi kryesor që na tregon se a i pëlqejmë apo na pëlqen një person. Aftësia për të pasur sens të humorit sugjeron se personi mendon shpejt dhe është kreativ, e këto dy karakteristika gjithmonë janë të rëndësishme në aspekte të ndryshme të jetës.
Vajza, buzëqeshni
Buzëqeshja nuk është vetëm shenjë e miqësisë dhe sensit të humorit, por gjithashtu tregon se gruaja mund të jetë nënë e mirë dhe ka shëndet të mirë. Këtë e ka konfirmuar edhe një studim britanik, ku ka treguar se meshkujt janë më të joshur nga vajzat të cilat buzëqeshin.
Vetëbesimi
Vetëbesimi me të vërtet se është çelës i suksesit. Një studim nga Dr. Monica Moore ka zbuluar se nuk janë personat me pamje të mirë fizike ata të cilët janë më të suksesshmit në flirtim, por ata të cilët buzëqeshin, reagojnë të relaksuar dhe sillen me vetëbesim të lartë!