881 VJET BURG! KA KRYER KLERI KATOLIK NË KOMUNIZËM!

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.

Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrëqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrëqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr. Të gjitha këto shifra u bënë publike gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, një puntatë që u shndërrua në homazh për klerikët martirë në nder të të cilëve nesër në Shkodër do të mbahet ceremonia e lumnimit të tyre. Mes 38 klerikëve të shpallur martirë, një ishte gjerman, një polak dhe një italian.

Persekutimi komunist ndaj klerit është i pashembullt në gjithë historinë e diktaturës së vendeve të Lindjes. Golgota e mundimshme e këtyre shërbestarëve të atdhetarizmës, traditës, visareve, këndimit dhe shqipshkrimit, këtyre vullnetmirëve që ishin përbetuar për fe dhe atdhe me vdek si me le. Burgjet famëkeqe, torturat mizore, seancat makabre, e rëndisin dhunë dhe persekutimin e xhelatëve komunist në kryelistën e gjaksorëve gjakftohtë, në kryerendien e barbarëve të pashpirt.

Gjithë këtë zezonë ata e lëshuan me një zell të pashpjegueshëm ndaj atyre që krimin e vetëm që kishin bërë, është se ata kishin përhapur fjalën e shenjtë, kishin mësuar lexim e këndim njerëzve të thjeshtë, u kishin shërbyer çmos asaj popullsie të shtypur nën barrën e injorancës. Ata kishin bërë “krim” se kishin koleksionuar traditat, doket, zakonet, ligjësitë, krejt atë pasuri shpirtërore që rrezikonte të shuhej dhe që u shndërrua në një e drejtë legjitime për mburrje nacionale, për krenari kombëtare, për cilësi dhe virtyt i një populli sa të lashtë aq dhe të qytetëruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME