Thuhet se rregullat janë vendosur për tu thyer, por një gjë e tillë nuk ndodh me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) e cila nuk ka lejuar xhudisten indoneziane, Miftahul Jannah të marrë pjesë në Lojërat aziatike pasi atletja nuk pranoi të hiqte hixhabin (shaminë e kokës që përdorin muslimanët).
21 vjeçarja e cila konkuronte në peshën deri në 52 kilogram e priti mjaft keq vendimin, ndërsa la parketin në lot, duke shkaktuar mjaft zhurmë në opinionin publik, pasi vendimi u konsiderua diskriminues nga shumë tifozë.
Presidenti i Komitetit Kombëtar Paralimpik Indonesian (NPC), Senny Marbun, fajësoi neglizhencën për polemikat, duke shtuar se trajneri i ekipit nuk ishte në dijeni të rregullave sepse anglishtja e tij ishte e dobët.
“Në emër të NPC, kërkoj falje për këtë. Kjo është me të vërtetë e turpshme dhe unë shpresoj se nuk do të ndodhë përsëri në të ardhmen “, tha Senny gjatë një konference shtypi të hënën.
Incidenti, i cili u mbulua gjerësisht nga mediat indoneziane, tërhoqi vëmendjen e Dhomës së Përfaqësuesve të vendit (DPR), anëtarët e të cilëve shpërblyen Miftahul me një udhëtim të Umreve në Mekë.
“Unë e vlerësoj sinqerisht dhe dëshiroj t’ju falënderoj këdo që më shpërbleu me një biletë për në Umrah. Unë jam me të vërtetë e gëzuar. Personalisht ndihet sikur kam fituar një medalje ari”, tha atletja.