Vllaznia këtë javë do ta ketë pushim por natyrisht që do të mendojnë për ndeshjen e radhës që do të jetë ajo ndaj Erzenit.
Trajneri i Vllaznisë Hasan Lika nuk e quan aspak të lehtë Erzenin, një ekip që është përforcuar me lojtarë dhe që mund të rezultojë një kockë e fortë për kuqeblutë.
Trajneri Lika flet edhe për brazilianin Zhunjor i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e fundit me Veleçikun duke u kthyer kështu në lojtarin kryesor
pasi po shënon në çdo sfidë. Tekniku i Vllaznisë e di që në janar mund të ketë oferta për Zhunjor por Lika nuk është dakord që braziliani të largohet nga ekipi.
Vllaznia deri më tani ka 15 pikë me 5 fitore në 5 ndeshjet e luajtura duke bërë që një nisjes të sezonit në Kategorinë e Parë ndoshta edhe të paparashikuar.