Procesi i gjumit është shumë i rëndësishëm pasi e ndihmon trupin të rifurnizohet me energji.
Por, ashtu si çdo gjë tjetër, bën dëm kur është me tepri. Personat që flenë më shumë se 10 orë në ditë, në përgjithësi nuk gëzojnë një shëndet të mirë krahasuar me ata që flenë 7-8 orë në ditë. Në fakt, sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë fle një person.
Sipas një studimi amerikan të realizuar kohët e fundim ekzistojnë disa shkaqe negative që ndikojnë në shëndetin tonë. Më poshtë do të lexoni disa nga këto shkaqe;
Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Kur fle shumë, rrezikon zemrën. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.
Shkakton probleme me peshën
Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë. E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.
Mund të zhvilloni diabet
Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit.
Truri mjegullohet
Nëse keni probleme me përqendrimin, atëherë ka mundësi që po flini më shumë se 8 orë në ditë. Fjetja e tepërt plak trurin sipas studimeve të fundit.
Rrezikoni vdekje të parakohshme
Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete.
Probleme me humorin
Depresioni dhe gjumi ecin paralel me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit me depresion flenë shumë. Nga ana tjetër, gjumi i gjatë përkeqëson depresionin.