PS SHKODËR, “PSE NA SILLNI DREJTORË JABANXHINJ”

Partia Socialiste e Shkodrës ka zhvilluar një tjetër takim organizativ në selinë e saj. Në mbledhjen e zhvilluar morën pjesë zëvendës kryeministrja Senida Mesi dhe ministri i jashtëm, njëkohësh i deleguar në Shkodër Ditmir Bushati bashkë me deputetin Luan Harusha.

 

 

Gjatë mbledhjes Bushati dhe Mesi kanë dhënë direktivat e tyre lidhur me organizimin e partisë socialiste të Shkodrës për zgjedhjet vendore të 2019-ës duke kërkuar që strukturat të ngjasojnë me strukturën e përgjithshme, kjo edhe në çdo zonë.

 

 

Më tutje të pranishmit në mbledhje kanë ngritur zërin për disa problematika. Një prej shqetësimeve është prania e drejtorëve të komanduar që vijnë nga qytete të tjera dhe jo nga radhët e PS në Shkodër. Kështu ai që ka hapur këtë temë është kreu i PS në Velipojë Emiljano Nika i cili ka debatuar me drejtorin e ALUIZNIT Albert Spahiu.

 

 

Nika i është drejtuar duke i thënë se në zyrat e ALUIZNIT vetëm për Velipojën janë 270 dosje të cilat janë të përpunuara dhe të gatshme për leje por kanë mbetur aty dhe drejtoria e legalizimeve nuk i jep dritën jeshile.

 

 

Po ashtu kreu i PS Velipojë duke folur për ALUIZNIN është shprehur se strukturat nuk e njohin fare drejtorin Spahiu për shkak se nuk është nga Shkodra dhe se këta persona nuk duhet që të drejtojnë në Shkodër por në Tiranë ose në rrethet nga vijnë.

 

 

Një tjetër problematikë është çështja e ujit të pijshëm në dy zona, Bërdicë dhe njësinë Rrethina. për Bërdicën, një përfaqësues i kësaj zone deklaroi se ujësjellësi i Trushit furnizon gjithë Velipojën ndërsa edhe pse është në Bërdicë shumë fshatra të kësaj njësie vuajnë mungesën e ujit të pishëm.

 

 

Madje për një çezme që kanë patur në një fshat për të mbushur ujë, drejtoria rajonale e shëndetit publik ka vendosur një gjobë sepse është i ndotur në një kohë që është i njëjti ujë me të cilin gjatë sezonit të verës furnizohen me mijëra turistë në plazhin e Velipojës.

 

 

Shqetësim është edhe mungesa e ujit në njësinë Rrethina dhe përfaqësuesit e këtyre zonave kërkuan që këto probleme të zgjidhen ashtu siç kërkesë e vazhdueshme është ajo për shmangien e ardhjes në Shkodër të drejtorëve jabanxhinj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME