Prej mese nje shekuli e gjyse, jo pak malsore vazhdon qe ti mundoj thenia e mese shumti edhe e shkruar. Sic eshte Rranxat e Malsise, Malsia e Mbishkodres, Rranxat e Mbishkodres e tjer.
Nderkohe qe askush deri tani dhe ketu e kemi fjalen per historianet, nuk eshte marr me te verteten dhe ne baz te te dhenave historike per ta sqaruar nje gje te tille. Kete problem ose me sakt ndarje qe duam apo nuk duam ne. Ne Malsine e Madhe egziston, teritorin e sa ciles nese e marrim sa bashku si ndarje administrative, dhe qe eshte e emertuar Bashkia Malsi e Madhe me qender ne Koplik. E kemi te ndar ne gjysmen qe quhet Malsi e Madhe dhe gjysmen tjeter qe quhet, rendomt Rranxat e Malsise. E ketu e kemi fjalen per teritorin e Malsise ne shtetin ame shqiperin, pasi pjes te saje sic jane gjysma e Hotit dhe Gruda gjinden nen juridiksionin shteteror te Malit te Zi.
Nese e verejme me kujdes kurrsesi edhe per shkak te largesis se madhe qe kan me Shkodren, gjysma e Hotit, Gruda, Kelmendi dhe Shkreli nuk mund te quhen Malsia e Mbishkodres. Ne rastin konkret krejtesisht ndryshe ndoll me te ashtuquajturat Rranxat e Malsise se Madhe teritori i te cilave dhe konkretisht i Koplikut, Buzes se Ujit, Gruemires, Grizhes, Recit, Lohes e tjer. Ndollen shume me pran Qytetit te Shkodres. Dhe me popullsi pothuajse totalisht te besimit Mysliman. Ne nje kohe qe te ashtuquajturat male jane 80 % te besimit katolik, po te kemi ketu parasysh malin e Grudes qe eshte 85 % i myslimanizuar. Pra ka me me shume popullsi Myslimane ne teritorin e pese Maleve te Malsise sesa. Banor te kommunitetit Katolik ne teritorin e rranxave pasi nuk shkon me shume se 5 %. Ndarje qe ka filluar qe ne vitin 1856 ose me sakt 162 vjet me pare, kohe kur perandoria Turke per rregullimin e raporteve Porta e Larte – Malsore, formoi Komisionin e Maleve, i njohur si Xhibalja pasi Xhibalja turqisht do te thote male.Nje komision e tille sipas disa shkrimeve te Historianit nga Gruda Pjeter Ivezaj, kishte per qellim zbatimin e reformave te Tanzimatit te vitit 1839. Me nje nga detyrat edhe zhdukjen e dokeve dhe te zakoneve, e ligjeve vendore perfshi ketu edhe kanunin. Kryesisht per te futur nen kontroll Malsin e Madhe dhe Dukagjinin ky komision ose Xhibalja dhe qe kryesohej nga Bajraktaret, kishte per detyr edhe grumbullimin e taksave, tatimeve, intervenimet policore e tjer.
Me kete rast eshte bere edhe ndarja e par e Malsise se Madhe ku Triepshi (Trieshi), Koja, dhe Luhari e Llopari si Fundna, u larguan nga Malsia ne baz te vendimit turk dhe iu dhan Malit te Zi, pase largimit edhe te Kucit ne fillim te shekullit XVIII. Duke i organizuar Malsin e Madhe si dhe Dukagjinin. Ne pes Bajraqe te medha dhe 26 Bajraqe te te vogla. Bajraqet e Medha te Malsise se Madhe. Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli. Ne kuader te Hotit rapsha dhe traboini, ne kuader te Kelmendit selca, vukli, nikci e boga. Ndersa Kastrati dhe Shkreli ishin nje bajrak. Bajraqet e tjera ; ose Rranxa ishin buza e ujit, kopliku, rriolli – gruemira, linaj – lepurosh – repisht, dhe grizha. Postrriba : drishti – vilza, boksi – dragoci, vorfe – rrashe, shakota, suma – domni, muselim, mesi – ura e shtrejt. Bajraqe jane edhe shala, shoshi, pulti, shllaku, temali, reci, e lohja qe mesa duket ende nuk ishin rranxa.
Duhet bere me dije se numri i bajraqeve ka ndryshuar edhe pas vitit 1856. Nje Komision Nderkombetar i perber nga perfaqesues te 7 shteteve dhe nga 11 antar perfaqesues te Frances, Austro – Hungaris, Italis, Malit te Zi, qe kishte 2 antare, Turqis qe kishte 4 antar, dhe Anglis e Rusis. Ka bere ne vitin 1858 numrimin e shtepive per Trieshin, Kojen dhe Fundnat, dhe Luharin e Lloparin. Te cilat rezulton se se bashku kishin 277 shtepi dhe i takonin Malit te Zi. Ndersa 5 malet e malsise rezulton se aso kohe kan patur, kete numer popullsie ne baz edhe te perkatesis fetare. Hoti katolik 4450, mysliman 50. Gruda katolik 1600 mysliman 1800.
Kelmendi katolik 5850 mysliman 176. Kastrati katolik 2130 mysliman 570. Shkreli katolik 4500 mysliman 750. Gjiyhsejt si Malsi pa Rranxat 18530 katolik dhe 3345 myslima. Shifra keto qe sic e thame i takojne vitit 1858. Dhe ku rezulton se aso kohe Malsia e Madhe ka pase 21875 banor. Edhe pse per popullsin e Rranxave nuk ka ndonje te dhene mesohet se ne vitin 1881 se Kopliku dhe Grizha se bashku kan patur 3800 banor, dhe qe do te thote se nese bejme nje llogaritje te thjesht, na del se Rrranxat aso kohe nuk kan patur me shume se 12000 banor. Po c’ far ndoll ne vitet e me vonshme coptimi i par i Malsise thame qe u be ne vitin 1856. Ndersa coptimi i dyte ndoll ne vitin 1906 koh kur keshilli administrativ turk i Shkodres nga Malsia e Madhe largon. Koplikun, Buzen e Ujit, Grizhen, Rrjodhin, Gruemiren, Recin Lohen, e tjer duke u quajtur serish dhe perfundimisht Rranxa dhe me popullsi totalisht te myslimanizuar.
Teritorin e te cilave kishte shume kohe qe Perandoria Turke, e popullonte me popullsi te besimit mysliman dhe kryesisht te ardhur nga zona e vende te tjera, ishe katolik te myslimanizuar, kohe me pare si dhe kur vinin ne Malsi e konkretisht ne Fushen e Mbishkodres, e afer maleleve te Malsise prandaj edhe mund te quhen jo rranxat e Malsise por Myslimanet e Mbishkodres banor te cilet Turqit qe sundonin nga Shkodra kerkonin ti vendosnin, perballe Katolikeve. Ashtu sic benin Malazezet ne anen tjeter me Malsore duke krijuar nje shtres te caktuar popullsie Ortodokse qe nga Podgorica, pastaj vinin myslimanet e Grudes, e ngjitur me ta katolitket e Hotit, Kelmendit, Kastratit e Shkrelit, e ngjitur me keta te fundit vinin Rranxat e myslimanizuara dhe ne afersi me Shkodren. Ndarje qe vete popullata dhe drejtuesit e tyre dhe mbi baza fetare, i kan pranuar te ndara bashkerisht nga Turqit dhe Malazezet. Sic e dime ndarja e tret e Malsise eshte ber ne viti 1913 e zbatuar ne vitin 1921 kur Malit te Zi jane dhen Gruda dhe Gjysma e Hotit.
Bazuar ne keto te dhena por edhe ne gjendjen reale dhe aktuale kostatohet dhe me lehtesi se shumica e banoreve te Rranxave, nuk jan malsore me origjin nga 5 malet e malsise por jane te ardhur, konkretishte nga. Ulqini. Vise te Malit te Zi, por Shqiptar, si nga Kraja, Zeta, e tjer ka nga Dukagjini por te myslimanizuar, nga Mirdita, nga Dibra, ka edhe pasardhes
Turqe, tek Rranxat e Malsise ka banor edhe nga Librazhdi, gjen nga Suma Pulti, e tjer kuptohet te myslimanizuar. Dhe kjo ka ndollur pasi malsoret qe largoheshin nga malet per shkak edhe te besimit, vendoseshin shum large dhe shkonin ne Zonat e Nenshkodres, Lezhes Ulqinit, e deri edhe ne Durres edhe per te zene toka pjedhore afer bregut te detit. Nderkohe qe ata te myslimanizuar rrinin ne zonat e veta, dhe nuk zbrisnin ne teritorin e Rranxave per shembull askush, nuk u thote se nuk jan malsore myslimaneve te Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit apo Shkrelit.Realiteti eshte ky se vetem ne ndonje fshat te caktuar atu ketu gjen ne Rranxa ndonje lagje katolike si Hotnit ne Grizhe, Smakajt e Grudes ne Koplik, Bzhetajt nga Shkreli ne Dober. E pak shtepi nga kastrati apo hoti ne zonat e buzes se ujit. Ka nga Shkreli ne koplikun e Siperm por te myslimanizuar. Te tjeret jane 95 % te besimit mysliman.
Gjithsei pa patur asnje dhoj qellimi fyes per asnje nga palet apo ndares. Pervec atij historik, ne arrim ne konkluzionin se asnje nga banoret e bashkis malsi e madhe. Dhe qe nuk e kan origjinen nga 5 malet e malsise nuk mund te quhet Malsore pervec se Malsi pasi emri Malsi eshte nocion gjeografik malsi ka edhe ne SH.B.A. Prandaj une e them dhe me bimdje te plote se ato nuk jane Rranxat e Malsise por Myslimanet e Mbishkodres.
Aktualisht Bashkia Malsi e Madhe se bashku edhe me Malsoret e Tuzit, ka 72000 banor.ne regjistrat e gjendjes civile dhe ku rezulton se perberja fetare eshte 50 % – 50 % biles vitet e fundit peshorja anon nga ata te besimit mysliman. Sepse emigrimi si gjithmon eshte me i madhe nga malet. Sa i takon emigracionit 40 % e malsoreve rezulton se kan emigruar jashte vendit.
nga Vasel Gilaj