Në 13 tetor të vitit 1792, kjo godinë u projektua për rezidencën presidenciale në kryeqytetin e ri të Washington D.C.
Puna nisi ne bulevardin “1600 Pennsylvania Avenue”, nën drejtimin e arkitetktit James Hoban, projekti i të cilit ishte ndikuar nga Leinster House në Dublin dhe nga një ndërtesë në librin e arkitekturës, së James Gibbs.
Presidenti George Washington zgjodhi vendin dhe në vitin 1800, Presidenti John Adams qe i pari që u vendos në shtëpinë rezidenciale, që shumë shpejt mori emrin e njohur “Shtëpia e Bardhë.”
Në vitin 1814, gjatë luftës, Shtëpia e Bardhë u dogj, por më pas ajo u rindërtua dhe zgjerua nën drejtimin e James Hoban, që shtoi tarracën lindore dhe perëndimore Më shumë se 1 milion turistë e vizitojnë aktualisht Shtëpinë e Bardhë.