ALEANCAT E SHQIPTAREVE NE BALLKAN

Sprovë mbi gjeopolitikën dhe dipllomacinë shqiptare.

Profesori ynë i nderuar Shaban Murati – një pasuri kombëtare në fushën e diplomacisë, fatkeqësisht i pavlerësuar nga politika jonë – botoi së fundi një shkrim ku na shpjegon rendësinë strategjike që ka për ne shqiptarët aleanca me Turqinë sot në skakierën e ndërlikuar ballkanike! Ai vë në dukje dy faktorë kryesorë:

1. Turqia nuk ka asnjë cm2 pretendim territorial ndaj Shqipërisë dhe

2. Turqia është vendi më i fuqishëm ballkanik nga pikëpamja ekonomike, ushtarake, dipllomatike etj. Ai thekson se edhe “shenja e njëjtë fetare” na bën shumë të afërt me Turqinë! “Ne nuk mund të mos e kemi Turqinë aleatin tonë kryesor në Ballkan” – përfundon prof Shaban Murati!

Dhe padyshim që Turqia duhet të jetë një aleat i cmuar i shqiptarëve të rrethuar nga fqinjë armiqësor të cilët nuk duan e nuk duan të vendosin një marrdhënie miqësore apo paqësore, apo së paku menefregiste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Jo! Për ata, marrdhënie “normale” është vetëm një marrdhënie nënshtruese e Shqipërisë dhe shqiptarëve në cdo aspekt të jetës; duket se ata kanë si objektiv gjynjëzimin e këtij populli!

Aksionet e tyre reversive nuk kanë të sosur dhe vazhdimisht ja arrijnë të dëmtojnë jo pak interesat e kombit tonë; vazhdimisht ata ja kanë arritur të kenë influenca shumë të larta në politikën shqiptare aq sa të arrijnë që nëpërmjet tyre, qeveritë shqiptare, të ndërmarrin veprime e vendime që shpesh më shumë kënaqin fqinjët tanë se sa ne shqiptarët. Shpesh qeveritë tona duken si zgjatim të shërbimeve inteligjente të fqinjëve tanë jodashamirës.

Në këto kushte, padyshim që neve na duhen aleatë strategjikë dhe nese ka të tillë në Ballkan, të cilët nuk kanë asnjë lloj pretendimi ndaj vendit tonë e ne nuk rrezikojmë që ata ti bëjnë presione nga më të ndryshmet politikanëve tanë, kjo do jetë një vlerë apo aset që duhet kapur e nuk duhet lëshuar kurrë. Një nga këta aleatë është padyshim Turqia e madhe dhe e fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht e cila sic thekson prof. Murati nuk ka pretendim territorial për asnjë cm tokë shqiptare.

POR…..

Padyshim që edhe për ju i nderuar prof., diversiteti i mendimit është pasuri dhe vlerë ndaj me lejoni i nderuar prof të bëj prognozën time të ndryshme e qoftë edhe kundërshtuese me qëllim gjithmonë interesat e kombit tonë!

Sic e thamë, duam apo nuk duam, Turqia, që nga viti 1916 (jo më herët) e në vazhdim duhej të kish qënë një aleat strategjik i shqiptarëve në Ballkan. Por kështu nuk ka qënë; dhe kjo jo aq për faj të shqiptarëve se sa të interesave turke në Ballkan, të cilat e shtynë Turqinë që gati për të gjithë shekullin e kaluar të bënte marrëveshje me Serbinë dhe Greqinë në dëm të rendë ndaj interesave të shqiptarëve në Ballkan! Dhe ju e dini shumë më mirë se unë i nderuar prof se diplomacia pa histori është amatorizëm.

Sidoqoftë, sot, kur Shqipëria gjendet në një situatë të keqe ekonomike, sociale, shpirtërore, ushtarake, diplomatike,etj, e rethuar nga shtete të stabilizuara ekonomikisht dhe politikisht si Serbia e Greqia, e që mbi të gjitha kanë shekuj që kanë garantuar aleanca të rendësishme gjeopolitike, e që sikurse e thamë më lartë vazhdojnë të kenë politika të caktuara në dëm të interesave tona kombëtare, Turqia duhet të jetë padyshim një aleat i rendësishëm i shqiptarëve në Ballkan . Eksperienca botërore tregon se aleancat ruhen në shekuj, dhe edhe kur një lider i njërit apo tjetrit vend i prish ato, lideri pasues menjëherë ndërhyn për rivendosjen e ekuilibrit. Këto aleanca janë të domosdoshme për jetën e cdo shteti dhe kombi! Le të kujtojmë këtu se më1913 ne u coptuam vetëm sepse nuk kishim ndërtuar aleanca. Ndaj aleancat ruhen përherë e madje shikohet të shtohen përherë!

Por… asnjë aleancë nuk ndërtohet (aq më pak ato strategjike) me një ndjenjë inferioriteti e përulësie deri në lepirje sic (nuk e di pse) bëjnë politikanët tanë ndaj të gjitha aleancave që ata krijojnë, përfshi edhe atë me Turqinë! Kjo është një sëmundje e vjetër e politikës sonë e filluar me Esat Toptanin, për crrënjosjen e së cilës ne shqiptarët nuk kemi punuar kurrë. Asnjëherë nuk dëgjojmë analiza politike nga dipllomatët tanë që të trajtojnë pikërisht këtë temë! Dhe kjo ndjenjë e cuditshme inferioriteti është armiku kryesor që ka dëmtuar politikën dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në këto 100 vite, në cdo skaj ku ata shtrihen!

Me këtë lloj qendrimi lëpirës që të vjen të hash duart kur e shikon si në Shqipëri, në Kosovë e më gjerë, ne shqiptarët, takim pas takimi ndërkombëtar, shkojmë vetëm nga dështimi në dështim! Nuk e di se përse politikanët tanë kanë këtë psikozë ysmeqari e skllavi e cila po kthehet në një mallkim për kombin tonë! Nuk e di se përse atyre u duket se duke mbajtur këtë qendrim të nënshtruar, ata na bëkan një figurë më të mirë në sytë e botës! JO! Kjo nuk është mënyra se si i shërbehet kombit! Kjo është vetëm mënyra se si ju e poshtëroni kombin tuaj!

Politikanët tanë duhet të marrin shembull nga qendrimi i Vucic, i Cipras etj që edhe pse janë në vështirësitë e akuzës për krime e gjenocide, dinë ta mbajnë kokën lartë e madje të kenë edhe pretendime; apo edhe pse kanë një shtet të falimentuar financiarisht, dinë ta shtrijnë dorën e ndihmës me personalitet! Por ne duhet të hedhin sytë edhe nga historia e hershme e të shikojmë p.sh qendrimin e princ Nikollës të Malit të Zi, të cilët edhe pse ishin tmerrësisht të varfër sa ai vetë “kërcënonte” se do shkonte emigrant në Amerikë, asnjëherë nuk ndërtoi politika lëpirëse ndaj të tjerëve; përkundrazi ndërtoi politika agresive dhe pati suksese!

Por liderat tanë të sotëm mund ti hedhin sytë edhe nga ajo klasë politike që ne kishim në fundin e Rilindjes kur fëmijtë e bejlerëve tanë të shkolluar në Europë, jo vetëm që nuk u shkonte mendja të ndërtonin politika lëpirëse me fqinjët, por me kulturën dhe erudicionin e tyre habisnin politikanët më në zë të Europës, duke ligjëruar në oborret e saj në nivele aq të larta sa linin vetëm impresionime pozitive.

Ndërsa liderat tanë sot janë vetëm disa intrigantë të paformuar, dipllomatë amatorë që nuk e kanë idenë e politikëbëries, sidomos në arenën ndërkombëtare! Ata të gjithë kanë nevojë të hyjnë në shkolla e të mësojnë si të sillen politikisht. Kjo sepse ato shkolla që ne kemi sot mbi diplomacinë, janë shkolla mjerane ku vetë profesorët e tyre kanë një përgatitje mjerane! Shqiptarët (politikanët) kanë nevojë urgjente të organizojnë seminare e kurse nga profesora shqiptarë me peshë (si prof Murati, Tarifa, Kleanthi etj), por edhe të huaj. Eksperiencat e veprimeve dipllomatike të Ali Pashës, Ismail Qemalit, Mitat Frashërit, Faik Konicës, Nolit etj kanë peshë mësimore edhe sot për politikanët shqiptarë që po lënë nam me amatorizmin e tyre. Pa folur pastaj për leksionet e shembujt që mund të na japin dipllomatët e huaj mbi eksperiencat botërore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME