Eridon Qardaku, mesfushori i së ardhmes për Vllazninë

Për të dytin vit me rradhë luan me ekipin U-19 të Akademisë Vllaznia duke spikatur me paraqitjet e tij. Eridon Qardaku e ka bërë një gjë të tillë që sezonin e kaluar kur ndonëse ka qenë i një datëlindje më të vogël, jo vetëm ka qenë titullar, por edhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet dhe ka shënuar edhe disa gola.

 

Trajneri Zmijani e konsideron një element të rëndësishëm të ekipit që drejton, ashtu si disa të tjerë që janë baza e këtij ekipi. I datëlindjes 10 gusht 2000, Qardaku luan në rolin e sulmuesit të krahut.

 

I shpejtë në depërtimet e tij, teknik dhe mbi të gjitha shumë rezultativ sa herë që del përpara portës kundërshtare. Këto janë disa nga aftësitë kryesore të tij të cilat e bëjnë atë një element të spikatur të këtij ekipi.

 

Në kampionatin e sivjetëm e ka nisur mbarë duke shënuar edhe katër gola në ndeshjet e para që janë zhvilluar. Po ashtu, shënoi edhe në Kazakistan ndaj Astanës në ndeshjen e “Uefa Youth League”, pikërisht golin që mban me shpresë shkodranët për kualifikim në turin tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

 

Drejtuesit e klubit Vllaznia e shohin si një element të së ardhmes dhe me siguri që karriera e tij do të jetë shumë e mirë.

 

Deri me tani, karriera po ecen ashtu si duhet, megjithate i duhet te vazhdoje te punoje edhe me shume sepse tashme eshte momenti me delikat ku duhet te shenoje emrin e tij si futbollist me vlera.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME