Një e moshuar që pretendon të jetë personi më i vjetër në botë është shprehur se jetëgjatësia e saj është ndëshkim nga Zoti
Koku Istambulova është plot 129 vjet, sipas të dhënave të shkruara në pasaportën e saj ruse dhe letrave pensionale që tregojnë datën e lindjes së saj më 1 qershor 1889.
Tani në një dëshmi të qartë dhe thellësisht tronditëse, ajo ka folur për ditën e tmerrshme që populli i saj çeçen u deportua masivisht nga Stalini në stepat e Kazakistanit pothuajse 75 vjet më parë.
129-vjeçarja thotë se e vetmja ditë e lumtur në të gjitha vitet e saj ishte ajo ditë kur hyri në shtëpinë e ndërtuar nga duart e saj prapa në vendin e saj.
Më herët, Koku është cituar të ketë thënë se nuk ka pasur as edhe një ditë të lumtur gjatë jetës së saj të gjatë, por tashme e konsideron si ditën e vetme të lumtur të jetës së saj, ditën kur u fut në shtypinë e re.