Në burgun e qytetit Dummam të Arabisë Sauditë, një i burgosur e ka organizuar një dasmë luksoze.
Madje, i burgosuri e ka kaluar edhe “muajin e mjaltit”, së bashku me gruan, po në ambientet e burgut.
Nuk bëhet i ditur identiteti i burrit, i cili besohet se është dënuar për çështje sigurie, por dihet me siguri, se ai ka miq në pozita shumë të lakmueshme shtetërore.
Në mesin e të ftuarve, ka qenë edhe Princi Mohammed bin Nayef, i cili i ka lënë nuses, një bakshish prej mijëra dollarëve.
Në këtë ceremoni luksoze, muret dhe karriget kanë qenë të mbuluara me mëndafsh, ndërsa lulet e rralla i kanë dekoruar tavolinat e shtrenjta.
E përditshmja arabe Sada Al-Balad, e cila i ka siguruar fotografitë, para se të nisë ceremonia, ka thënë se këtu janë investuar shumë para.
Ndryshe, pas dasmës, dhëndri dhe nusja i kanë kaluar disa ditë në qelinë e tij, si pjesë e “muajit të mjaltit”.