Nëse do rrisja dhe njëherë fëmijën tim, nuk do i ndërtoja shtëpinë, por vetëvlerësimin!

“Nëse do rrisja dhe njëherë fëmijën tim” nga Diane Loomans
– Nëse do e rrisja dhe një herë fëmijën tim

do t’i ndërtojë më parë vetë-vlerësimin,

e më vonë shtëpinë.

– Me gishta me shumë do pikturoja me të,

e gishtin më pak do ja drejtoja për gabime,

do t’i zëvendësoja qortimet më përqafime

do t’i largoja sytë nga ora e do ta shihja atë në sy,

do ngjisja balona me të drejt qiellit,

do të ndaloja së qeni serioz,

por do luaja shumë seriozisht

do vrapoja pafundësisht nëpër yje

dhe përqafimet do ishin shtroja jonë

nëse…. edhe një here!

Unë do të mësoja më pak për dashurinë e pushtetit,

Dhe më shumë për fuqinë e dashurisë.

Nuk ka rëndësi nëse fëmija im është i madh apo i vogël,

Nga kjo ditë e tutje, unë do ta çmoj të gjitha!

Vargjet më lart janë të Diana Loomans, që është një drejtuese, autore, trajnere e suksesit dhe themeluese e Institutit “Quantum Life”.

Ajo ka qenë një pioniere në fushën e potencialit njerëzor për më shumë se dy dekada, dhe ka fituar një reputacion si një prezantuese dinamike, me një përzierje të rrallë fjalësh që duket sikur dalin prej zemre dhe shpirti.

Diana tashmë është lektore dhe trajnere që nga prindër e fëmijët, e deri te bizneset apo politikanë, si mentore e lartë që zhvillon vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.

Diana është themeluese e Institutit Quantum Life, duke ofruar stërvitje personale dhe biznesi dhe një kurrikulë trajnuese të trajnimit të elitës, për ata që aspirojnë të bëhen trajner të çertifikuar me institutin.

Klientët e saj variojnë nga drejtuesit e biznesit, vizionarët, sipërmarrësit, folësit, shkrimtarët, çiftet dhe familjet.

Si një autore bestseller, Diana ka më shumë se një milion libra dhe tregime të shkurtra në shtyp, duke përfshirë, “Të Gjithë çfarë Fëmijët duan që Prindërit e tyre të Dinë”, “12 çelësat për të rritur një fëmijë të lumtur”, “Klasa e qeshur”, “Udhëzuesi i të gjithëve për të mësuar me humor dhe lojë”, “100 Mënyra për të mësuar vlerat dhe për të ndërtuar nderimin në të gjitha moshat”.

Shumë të njohur janë edhe titujt e librave të saj të njohur të fëmijëve, si psh “Të Dashurat në Mbretërinë e Vetëvlerësimit”, “Sot unë jam i dashur”, “365 Aktivitete Pozitive për fëmijët” etj.

Poezia frymëzuese e Dianës mund të gjendet në libra, letra përshëndetëse, postera dhe mijëra faqe në mbarë botën.

Aktualisht jeton në Los Anxheles, California.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...