Zëdhënësi i Bashkësisë Islame në Kosovë, Ahmet Sadriu ka folur për sistemin e pagesave të anëtarësisë që funksionon në kuadër të institucionit.
“Kemi problem me fshatrat e mëdha, dhe aty imami ka një pagë deri në 1500 euro ndërsa ka edhe fshatra të vogla që imamët paguhen shumë pak.
Por fshatrat e mëdha po shkaktojnë problemë dhe nuk e duan centralizimin, pasi nëse ai fshat hynë në këtë sistem, paga e tij mundë ti përgjysmohet prandaj ata po kundërshtojnë këtë sistem”
Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se edhe para Naim Tërnavës, BIK-u ka pasur myfti që ka udhëhequr institucionin për 20 vite.