LIKA: NDAJ ERZENIT DUAM FITOREN E RRADHËS

Vllaznia e pandalshme në këto javët e para të Kategorisë së Parë në Grupin A, duket se synon që të marrë 3 pikët edhe ndaj Erzenit, që konsiderohet si rival. Trajneri Hasan Lika, në një prononcim për mediat ka pohuar:

 

“Kjo ndërprerje e garës i ka shërbyer shumë skuadrës sonë”. “Por, edhe pse kemi pasur rikuperime, ne nuk do të kemi me shumë gjasa për lojë, Gilman Likën dhe Bardullën në mesfushë. Luajmë një ndeshje delikate, pasi përballë kemi Erzenin që e ka nisur garën si pretendent, por ka kualitete në gjirin e vet”.

 

“Sa i përket stërvitjes, mund të them se lojtaarët kanë dhënë më të mirën e tyre dhe e kanë vlerësuar shumë këtë përballje. Unë kam besim se do të maarrim fitoren e radhës sepse pergatitemi çdo dite per kete gje”.

 

Sa i përket lojtarit më të fundit të federuar, por që është bërë pjesë e skuadrës qysh në muajin gusht, sulmuesit nigerian Ikena, trajneri Hasan Lika duke mbyllur prononcimin e tij ka pohuar:

 

“Ai është bërë pjesë e jona që në gusht, por për shkak të problemeve me dokumentacionin, ne nuk e kemi pasur në gjirin tonë në këto javët e para. Unë kam besim se do të na shërbejë shumë si lojtar”, – është shprehur trajneri Hasan Lika.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME