Për shumëkënd në vendin tonë mund të duket një ushqim i neveritshëm, mirëpo kërmijtë janë ushqim shumë i pëlqyer në vendet fqinje.
Për këtë arsye një 32-vjeçar nga Sukthi i Durrësit ka kthyer në biznes rritjen e kërmillit dhe eksportimin e tij.
Ervini, i cili me profesion është psikolog, ka kthyer pasionin e tij në punë dhe ndonëse tentative e parë dështoi, pas konsultimit me disa specialistë italianë duket se gjithçka shkon më së miri.
Këto ditë ai po përgatitet që në fermën e tij të nisë vjeljen e këtij lloji butakësh.
Një kërmill do të paktën një vit e 4 muaj të dalë në treg. Në një sezon Ervini nxjerr deri në 8 ton prodhim, me një çmim prej 4.5 eurosh për kilogram, shkruan TCH.
Gjatë viteve në vijim 32-vjeçari kërkon që të marrë edhe nënprodukte të kërmillit. Puna në këto parcela sapo ka nisur, ndërsa Ervini sheh të mundur edhe krijimin e një kompanie.
Rritja e kërmillit ka nisur të zgjerohet në shumë zona të vendit. I gjithë prodhimi eksportohet.
Fermerë si Ervini arritën të shesin jashtë vendit në këto 9 muaj, të 90 ton kërmijtë, me një vlerë gati një milionë euro. Destinacioni
kryesor i këtij produkti është Bosnja me 54.4 %, por edhe Greqia, Serbia, Rumania dhe Italia.