“Dozë e lartë kokaine në analizat e gjakut”, deputetja sulmon Ramën

Kryeministri Edi Rama ka postuar vetëm pak më parë një video ku bënte check-up-in falas në poliklinikën nr.9 në Tiranë.

Deputetja e djathtë, Albana Vokshi, ka komentuar këtë postim dhe e ka quajtur shfaqje të koncesionit të vet korruptiv.

Statusi i plotë

Në vend që të japë dorëheqjen për dështimin me turp të check up-it, Edi Rama jep shfaqje në mbrojtje të koncesionit të vet më korruptiv prej 120 milionë eurosh.

Pavarësisht manipulimeve, shantazheve dhe kërcënimit të mjekëve, vetëm 27% e shqiptarëve e kryejnë check up-in.

Partia Demokratike do ta anullojë këtë koncesion korruptiv që është baza e degradimit të sistemit shëndetësor.

Paratë e përfituara në kundërshtim me ligjin nga sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, do t’i kthehen qytetarëve me investime serioze që i shërbejnë realisht shëndetit të qytetarëve.

p.s. Nëse epruveta me kampionin e gjakut të Edi Ramës, nuk është marrë mbrapsht, uroj që të mos ketë gabime. Jo pak burra kanë dalë shtatzanë nga check up. Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut, mund të rezultojë me dozë të lartë kokaine.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME