Skuadra e Vllaznisë do të kërkojë fitoren në ndeshjen e radhës që do të ketë me Erzenin, sfidë kjo që do të luhet me 20 tetor në Shkodër.
Kuqeblutë kërkojnë tri pikët në këtë përballje që e cilësojnë të rëndësishme. Një prej futbollistëve të Vllaznisë, mesfushori Alsid Tafili thotë se skuadra shkodrane në prag të përballjes me Erzenin është e gatshme për të arritur objektivin e saj që është fitorja.
Vllaznia ka ende kohë deri në fund të kampionatit në Kategorinë e Parë shprehet Tafili edhe pse deri më tani ka një ecuri pozitive duke arritur vetëm fitore dhe duke kryesuar në vendin e parë me pikë të plota.
Erzeni është një prej skuadrave pretendente këtë sezon por megjithatë Vllaznia luan brenda në fushën e saj dhe objektiv i vetëm është vetëm fitorja pavarësisht se trajneri Hasan Lika ka kërkuar kujdes dhe një rëndësi për çdo kundërshtar.