Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të marrë një fitore në ndeshjen thuajse për jetë a vdekje me ekipin e Kamza Basket.
Edhe pse kjo sfidë u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” basketbollistët shkodranë humbën 70-75 ndaj Kamzës.
Vllaznia e nisi më mirë lojën por arriti që të fitonte vetëm periodën e parë sepse më pas miqtë vendosën diktatin e tyre duke e kthyer në favorin e tyre rezultatin e tyre.
Në fund trajneri i Vllaznisë Fatjon Taraboshi tha se arbitrat e ndeshjes ndikuan drejtpërdrejtë në këtë humbje të skuadrës së tij. Pas kësaj humbjeje Vllaznia shkon në vendin e fundit në renditje, një pozicionim që kishte shumë vite që e ka shmangur.
Nga një ekip kampion u kthyen në një skuadër që tashmë duhet të përjetojë shijen e hidhur të vendit të fundit. Humbja me Kamzën prish shumë punë thotë trajneri Taraboshi.
Vllaznia këtë sezon rrezikon ndjeshëm që të bie në Kategorinë e Dytë dhe momentalisht është më afër se kurrë sepse renditet e fundit në tabelën e klasifikimit.
Ngjarjet që ndodhën të njëpasnjëshme bënë që ky ekip thuajse të shkatërrohet duke ia zhveshur lavdinë që pati vetëm pak vite më parë kur fitonte trofe dhe gëzonte një qytet të tërë.